25.5 C
Tirana
E hënë, 23 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arbërije Hatërgjonaj për ish-bashkëshortin: Ka bërë gjithçka që unë të bëhem kjo që jam!

    Këngëtarja Arbërje Hatërgjonaj ka qenë e ftuar këtë të hënë “Në kurthin e Piter Pan”, ku është intervistuar nga gazetarët e vegjël.

    Teksa një prej fëmijëve e ka pyetur se kush e ka ndihmuar të bëhet një këngëtare kaq e famshme sa është sot, Arbërija nuk ka nguruar të përgjigjet, duke ia dedikuar suksesin babait të vajzave të saj.

    Këngëtarja theksoi se ai u dashurua me zërin e saj dhe ka bërë të mundur gjithçka që Arbërija të bëhet kjo që është sot.

    “Takova një djalë që u dashurua me zërin tim. Ai ka qenë mentori im dhe është e çuditshme se ka edhe emrin Mentor. Ai është babai i vajzave të mia. Ka bërë gjithçka të mundur, edhe të pamundurën e ka kthyer në mundësi që unë të bëhem kjo që jam sot, Albërije Hatërgjonaj”, tha ajo, duke treguar në këtë mënyrë një virtyt shumë të madh pasi edhe pse është ndarë nga ish-bashkëshorti ajo i është mirënjohëse për gjithçka ai ka bërë për të.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit