Në episodin e fundit të UËTËFËË!! show nga Andale Media, në You Tube, Kostjani, një ndër moderatorët e emisionit, ka marrë në intervistë Ardit Çunin, në rubrikën “Paparazzi”.
I pyetur nga Kostjani për arsyen e tërheqjes së tij vetëm pak para festivalit të “Këngës Magjike”, Arditi u përgjigj:
“Jam larguar për shkak se kam parë ca gjëra që nuk më kanë pëlqyer. Kam kuptuar dhe kam lexuar situata në të cilat nuk do doja të gjendesha natën pas finales, siç u gjendën të tjerë dhe filluan të ‘haheshin’.”
Më tej, pasi Kostjani e pyeti nëse po nënkuptonte se çmimet në “Këngën Magjike” janë të paracaktuara, çështje për të cilën Çuni sqaroi:
“Njerëzit s’kanë faj kur thonë: ‘Iku ky se donte çmimin e parë’, por unë s’kam dashur ndonjëherë çmim të parë. Artistët duhet të jenë realistë për të kuptuar kur e meritojnë, kur jo çmimim e parë. Kënga ime u pëlqye dhe kaq, e mora atë që doja nga festivali.”
Për të parë intervistën e plotë, ku Ardit Çuni zbulon dhe ca detaje nga “Festivali i Këngës”, mund të klikoni në videon e mëposhtme: