9.5 C
Tirana
E hënë, 1 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Ardit Gjebrea në mbrojtje të Erion Veliajt: Një ditë do të të kërkojnë përsëri! Jam krenar që kam një mik si ty

    Të shumtë kanë qenë ata VIP-a të cilët kanë reaguar pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe janë rreshtuar në krah të tij duke e mbështetur dhe treguar ndryshimet që ai ka bërë në Tiranë.

    E së fundmi personazheve të njohur i është bashkuar edhe moderatori dhe këngëtari Ardit Gjebrea.

    Përmes një postimi të shpërndarë në llogarinë e tij në “Instagram”, Gjebrea shkruan se:

    “Askush nuk mund të thotë që Tirana është njësoj si më parë.

    Dhe për fat të keq, si mundet që nuk e bërtasin punën tënde, e sa shpejt e harruan (me qëllim) që Tiranës iu fute me themel për ta ndryshuar për të mirën e përditshmërisë sonë?

    Një ditë do të të kërkojnë dhe e di: I afti gjithmonë e gjen mënyrën të jetë i denjë për veten dha familjen. Ti duhej të vazhdoje të ishe aty, në punë, për të gjithë ne. Jam i lumtur dhe krenar që kam një mik si ty!”

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit