12.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Arin po, hebrejtë jo” – Ambasadorja rrëfen përgjigjen e klerikëve shqiptarë në takimin me nazistët në Berlin

    Shqipëria rezulton të jetë i vetmi vend ku hebrejtë nuk iu dorëzuan nazistëve. Shqiptarët mbrojtën jetën e qindra hebrejve dhe i ndihmuan ata që ikën nga Gjermania dhe Austria për t’i shpëtuar shfarrosjes.

    Jeta e refugjatëve hebrej në Shqipëri arriti të shpëtohej në sajë të një marrëveshjeje të pashkruar të gjithë shqiptarëve: myslimanë, katolikë dhe ortodoksë.

    “Kur autoritetet më të larta të klerit shqiptar të asaj kohe u thirrën në Berlin nga pushtuesit nazistë ata u kërkua atyre dy gjëra; të drejtën mbi arin e Shqipërisë të depozituar në Itali dhe listën e hebrejve të strehuar në Shqipëri. Përgjigja e përfaqësuesve të klerit shqiptar ishte: Arin po, hebrejtë jo!

    Ky vend shumë i vogël në Ballkanin Perëndimor i tregoi pjesës tjetër të botës që nuk duhet të jesh fuqia më e fortë për të mbetur njërëzore. Shqiptarët: katolikë, ortodoksë myslimanë, pavarësist se cilës fé i përkisnin vendosën të ndiqnin vlerat humane dhe kodin e nderit dhe të shpëtonin hebrejtë që ishin në Shqipëri.

    Kur pushtuesit nazistë u kërkuan që të gjithë hebrejtë t’i nxirrnin në sheshet e qyteteve, sheshet mbetën bosh. Në fund të Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte më shumë hebrej sesa para luftës. Asnjë hebre  nuk iu dorëzua nazistëve”, thotë për DW Galit Peleg, ambasadore e Izraelit në Tiranë,

    Ajo thekson që “antisemitizmi ngre shpesh kokën e tij të shëmtuar në Europë sikur të mos kemi nxjerrë asnjë mësim nga Holokausti. Në Shqipëri, pavarësisht nga diversiteti fetar, nuk egziston antisemitizmi.

    Kjo është një zgjedhje e guximshme e shqiptarëve atëhere dhe tani, për të mbrojtur vlerat e tyre dhe përhapur dritë, sepse edhe një qiri i vogël thyen detin e errësirës”, thotë Peleg.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit