Arbana Osmani nuk e ndjek më Arjan Konomin në Instagram dhe sipas tij, shkak është bërë një koment që ky i fundit ka bërë më parë për moderatoren Bora Zemani.
Në një video live, të shpërndarë nëpër rrjete sociale, Konomi, dikur opinionist në “Big Brother Albania” dhe së fundmi opinionist në “Për’Puthen”, u shpreh:
“Arbana më ka hequr nga following [lista e njerëzve që dikush ndjek në Instagram]. Unë nuk e kisha marrë vesh, por dikush më shkroi që kur kam thënë për Bora Zemanin që është prezantuesja më e mirë në Shqipëri, atëherë kur ishte momenti i saj i vështirë, siç duket i ka mbetur hatri. Unë nuk e kam hequr nga following. E kam xhan.”
Ndoshta Arbana nuk e ka pasur kurrë në Instagram Arjanin. Ndoshta nuk e lidh më gjë me Arjanin. Ndoshta Arjani ka bërë diçka gabim. Ndoshta ka lidhje Bora. Ose ndoshta gjërat nuk janë kaq të thella sa pretendon Arjani. Sidoqoftë, ne bëjmë mirë të shohim punën tonë.