7.5 C
Tirana
E enjte, 8 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arlind Qori refuzon ftesën e Berishës për t’u bashkuar me PD-në. Lapaj në mëdyshje

    Arlind Qori dhe Adriatik Lapaj kanë reaguar ndaj ftesës që Sali Berisha u bëri sot partive të vogla për të marrë pjesë në protestën e radhës që pritet të organizojë Partia Demokratike.

    Përmes një video-mesazhi, Qori e ka refuzuar kategorikisht ftesën e kreut të PD-së, duke theksuar se Lëvizja Bashkë nuk do të bëhet pjesë e protestave të organizuara nga ajo që ai e cilësoi si një pjesë e sistemit të vjetër politik.

    “Jo dje, jo sot, jo nesër. Lëvizja Bashkë nuk ka për ta ndyrë kurrë veten për të qenë pjesë e një sistemi të korruptuar politik. Ne jemi për rrëzimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe, bashkë me të, të gjithë këtij sistemi të kalbur, të korruptuar, të vjetruar dhe servil ndaj oligarkisë”, u shpreh Qorri.

    Ai theksoi se qëndrimi i Lëvizjes Bashkë mbetet i pandryshuar dhe se beteja e tyre politike do të vijojë jashtë aleancave me forcat tradicionale politike.

    Ndërsa kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka qenë më diplomatik.

    I pyetur për ftesën e Berishës për t’u ulur në tryezë, Lapaj tha se është me rëndësi që qytetarët të dalin në shesh, përtej logove të partive.

    “Për çfarë na duhen tryezat? Ne na duhen qytetarët në shesh. Përfaqësues nga të gjitha organizatat, një komitet që selinë ta ketë në Bulevard duke marrë vendimin për largimin e Ramës. Unë jam i gatshëm të bëj një hap pas dhe të jem qytetar i thjeshtë. Unë jam i  gatshëm të bëj hap pas nëse ky detyrohet të ikë”, tha ai.

    Gjithashtu Lapaj tha se qëllimi është që të shuajnë protestën, dhe se nuk kanë të ndalur me barbarinë që tregojnë.

    “Thelbi i protestës është të ndërgjegjësojë qytetarët për zgjedhje të lira e të ndershme dhe të vendoset diskursi publik si dorëheqja e Ramës si një nga njerëzit e korruptuar. Sheshet do të duhet të jenë plot, por e kuptoj edhe humbjen e shpresës. Pasi njerëzit kanë parë si rrugë ikjen”, tha ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit