21.5 C
Tirana
E martë, 24 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Armaldo Kllogjeri u përgjigjet kritikave për profesionin e tij: “Kujt i kam hyrë në hak?”

    Armaldo Kllogjeri, ka bërë një reagim kundrejt kritikave që ka marrë në rrjetet sociale. Ai ka treguar se pas përfundimit të “BBVA 2”, e kanë shkarkuar nga puna si tenor në Teatrin e Operas dhe Baletit, si dhe është në proces gjyqësor me ta, për të kundërshtuar vendimin e padrejtë. Nisur nga kjo, shumë njerëz e kanë cilësuar si “këngëtar dasmash”, duke nënkuptuar se atij i është prishur karriera.

    Përmes një videoje, Armaldo ka zgjedhur të reagojë duke u shprehur:

    “Kjo video është për pjesën tjetër që komunikon dhe komenton në një mënyrë tallëse “o i shkreti ti, o i mjeri ti ku ke përfunduar, o ç’të gjeti ty, o tu prish karriera ty”; “po si ka mundësi nga një tenor ti përfundove në një dasmazhi?”Po mirë more, kam një pyetje unë për ju: Kujt i kam hyrë në hak unë?; Kujt i kam bërë keq që me zërin tim shkoj nëpër familje të nderuara për të performuar dhe kënduar, për ta bërë gëzimin sa më të bukur?”.

    Më tej vijoi:

    “Kujt i kam hyrë në hak? Apo s’ka problem ky le të rrijë pa punë, le të rrijë pa bukë, le t’i mbajë kalamajtë dynjaja, jo t’i mbajë vetë. Ore zotërinj, jua kam thënë njëherë që jam në gjyq. Po ja ku po jua them që sot kam hedhur në gjyq Teatrin e Operas dhe Baletit, i cili një muaj pa mbaruar “Big-u” më hoqi nga puna në mënyrë të rrufeshme, pa iu dridhur qerpiku fare, pa menduar që ky person ka kontribuar 20 vjet dhe teatri, pa vënë logjikën në punë, më lë në rrugë me dy fëmijë, me nuse shtatzënë dhe një vajzë të mitur. Është e pabesueshme, por jua them që ta besoni. Megjithatë, unë kam lënë drejtësinë e cila të marrë vendimin e duhur për rastin tim”, përmbylli ai.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit