16.5 C
Tirana
E premte, 20 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Armina ka një përgjigje për veshjet e komentuara të të ftuarve në dasmën e saj

    Rikthehemi sërish tek dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës! Kësaj here, për të dëgjuar komentet e vetë nuses në lidhje me gjithçka ndodhi mbrëmjen e 25 shtatorit.

    Gjatë programit “Goca dhe Gra” në Top Channel, Armina tha se dasma shkoi përtej pritshmërive dhe se çdo detaj rezultoi edhe më mirë nga ç’e kishte parashikuar.

    “Vetëm se më kanë sharë shumë për fustanin! Iu duk shumë i mbyllur dhe prisnin ndoshta diçka tjetër nga unë. Në fakt unë kam një lidhje shumë të veçantë me stilisten dhe ai fustan është simbol i klasit. Pak ditë më parë u vesh nga vetë princesha e Spanjës”- tregoi Armina.

    Dhe sigurisht, meqë u hap biseda e veshjes, Fatma e pyeti në lidhje me veshjen e shumë komentuar të Eranda Libohovës. Nëse e keni humbur, këngëtarja u kritikua shumë në rrjet për zgjedhjen e bërë: e veshur me të bardha nga koka tek këmbët.

    Gjithsesi, për Mevlanin ishte shqetësimi i fundit!

    “Unë nuk i shoh fare këto gjëra. Nuk jam tip që dua ta kem gjithë vëmendjen për vete dhe as të jem mbi të tjerët. Dua të jem njësoj me ta. Edhe në dasmë doja të ishin të gjithë rehat. U thashë vishni çfarë të doni, si të ndiheni më mirë. Nuk m’u duk fare diçka e tepruar veshja e Erandës sepse s’i vë re këto gjëra”- vazhdoi Armina.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit