Armina Mevlani shquhet për format e saj. Por ndërsa ato mund të lakmohen nga një pjesë, blogerja thotë se e gjithë kjo ka edhe një anë negative.
Së fundi, në një bisedë virtuale me fansat në Instagram, një prej tyre e ka pyetur nëse e bezdis gjoksi i madh.
Armina nuk ka hezituar të përgjigjet duke treguar se pavarësisht të mirave, i ka shkaktuar problem shëndetësore.
“Siç ka të mira në disa aspekte, ka shumë anë negative.
Tek veshjet duhet të jesh shumë e kujdesshme për të mos u dukur vulgare.
Por bezdisja kryesore është se më ka shkaktuar skoliozë dhe dhimbje shpine”, ka rrëfyer blogerja.