11.5 C
Tirana
E mërkurë, 3 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Armina Mevlani komenton arrestin shtëpiak të vjehrrit, Sali Berisha: Drita e diellit do të dalë

    Dy vite më parë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kurorëzuan dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë, me një dasmë ku morën pjesë një rreth i ngushtë miqsh e familjarësh.

    E ftuar nga Rudina Magjistari, Armina u pyet edhe për situatën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës i cili ndodhet nën arrest shtëpie. Si nusja e familjes Berisha, ajo komentoi si ka ndikuar kjo ngjarje përtej çështjes politike.

    Armina Mevlani: Sigurisht përtej çështjes politike nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim.

    Rudina Magjistari: Ti ke mundësi ta takosh besoj apo jo?

    Armina Mevlani: Po patjetër, jemi në kontakt. Me thënë të drejtën, unë kam kuptuar me kalimin e kohës,  qoftë në familje apo në marrëdhënie se gjithçka është shëndeti dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndtshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit