Ledja Canaj, një shqiptare me profesion gazetare, themeluese e Shtëpisë së Kulturës Belgo-Shqiptare, e cila jeton në Bruksel, ka sjellë në Shqip me Rudina Xhungën, një pjesë Shqipërie që ajo e ka transferuar në Bruksel.
Kontributin e saj në njohjen e kulturës shqiptare, për të cilën Ledja thotë se ka ngjallur kureshtjen e belgëve dhe gjithë atyre që vizitojnë këtë shtëpi kulture në Belgjikë. Por edhe ca gjëra për Shqipërinë:
“Ata që e dinë për keq Shqipërinë kanë një lloj befasimi dhe habiten që Shqipria mund të ketë produkte jashtëzakonisht cilësore, vera, rakia, mjalti.
Habiten shumë për cilësinë, si ka mundësi që keni këtë nivel ambalazhimi. Habiten me artin, ishte Dastid Miluka, që kishte një ekspozitë këtu për dy javë|.
Më tej ajo foli edhe për mundësitë që vende të zhvilluara si Blegjika ofrojnë për njerëz të talentuar, që punojnë:
“Kur kam ikur kam qenë e bindur që Shqipëria nuk është gati.
Në Shqipëri asnjëherë nuk e ke sigurinë e asaj tullës që ke vënë, ndërsa këtu kur ti e vë atë tull nuk ka zot të ta mohoj. I jam shumë mirënjohëse Blegjikës.
Një shkollë e tillë nuk i bën dëm askujt. Më pëlqen e jetuara në një lloj paqeje.
Unë nuk kam lënë vendin, kam lënë sistemin. Do marrë më shumë kohë se jeta ime fizik. Unë kam detyrime si prind dhe nuk kam shanse dy herë ta rrisë vajzën time“, tha Canaj.