Emisioni “Goca dhe Gra” ka zbuluar puntatën e tyre të fundit një detaj shumë interesant, lidhur me ndjekësat e Armina Mevlanit dhe raportin e tyre me ndjekësat në rrjete sociale të vjehrrit të saj, Sali Berishës.
Gjatë emisionit, i ftuari paraqiti të gjitha të dhënat dhe statistikat e “Instagram”-it të moderatores, teksa zbuloi se Mevlani ka patur një kulm rritjesh së followers-ave gjatë periudhës 25 shtator deri në 1 tetor.
Ndërkohë, e pyetur nga Fatma, i ftuari zbuloi se gjatë këtij boom-i, Armina kishte edhe më shumë ndjekës së vjehrri i saj, Sali Berisha.
“Është me periudha duke qenë se Berisha së fundmi është rikthyer në karrierën e tij politike, por, nëse marrim shtatorin, ja ka kaluar me trefish me klikime”- u shpreh ai.