Përgjimet që zbuluan korrupsionin në Pikën Kufitare të Morinës në Kukës kanë nxjerrë dhe emra të njohur në pah.
Një prej tyre është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila do të kalonte në kufi bashkë me fëmijët, por pa prokurën e bashkëshortit.
Në dosje, Vasjari udhëtonte paraditen e 2 janarit drejt Kosovës, me sa duket për të kaluar pushimet dimërore në një vend malor, teksa nga biseda rezulton se do të kthehej më 4 janar nga Kosova. Personi i regjistruar me emrin “Tani Durrës”, i kërkon Laertit ta kalojë.
Dosja
Në datë 02.01.2022 ora 10:57 në aplikacionin Whatsapp shtetasi i regjistruar me emrin “Tani Durres” i thotë Laerti Sulos me sms: “…është nusja e një shoku të ngushtë me kalamajtë aty në Morinë po ska prokurë, Zajmina Vasjari”.
Laerti: Kur do kthehet
Tani: Ja ta pyes… dy ditë datë 4 ka kthim
Laerti: Ok çfarë makine ka ose jepi numin tim të flas me të
Tani: “Range Rover “AA00…”
Laerti: Ok.
Menjëherë më pas, në orën 11:00, Laert Sulo ja kalon me mesazh targën e automjetit të shtetases si porosi për ta ndihmuar, punonjësit të policisë Emilton Asllanaj me detyrë përgjegjës turni në P.K.K Morinë duke i thënë:
Laert Sulo: Ndihmoje pak është duke ikur për në Kosovë, duhet ta njohësh, Zajmina Vasjari.
Emiltoni: Jepi numrin tim.
Nga verifikimi në sistemin TIMS rezulton se shtetasja Zaimina Vasjari ka kryer dalje nga Republika e Shqipërisë në datë 02.02.2022 dhe ka hyrë në datë 04.02.2022, duke kaluar kufirin me mungesë dokumentacioni Prokurë për fëmijët e mitur, duke u favorizuar dhe ndihmuar nga punonjësi i policisë Emilton Asllanaj, kundrejt porosisë të marrë nga shefi i stacionit Laert Sulo.
Po ashtu, nga verifikimi në sistemin TIMS rezultojnë të regjistruar edhe dy fëmijët e saj të mitur.