11.5 C
Tirana
E enjte, 5 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arrestohet Britney Spears

    Ylli i popit, Britney Spears, u arrestua sot nga California Highway Patrol në Kaliforni, nën dyshimin e drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit.

    Spears u lirua në orët e para të mëngjesit dhe do të paraqitet në Gjykatën e Qarkut Ventura më 4 maj. Përfaqësuesit e saj thanë se ky ishte një incident i pakëndshëm dhe Spears do të ndjekë ligjin, duke marrë gjithashtu mbështetjen e nevojshme gjatë kësaj periudhe të vështirë.

    Ylli i popit ka një karrierë të pasur me hite si Toxic, …Baby One More Time dhe Gimme More, dhe ishte nën konservatorship për 13 vite deri në 2021-shin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit