12.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arrestohet Jamarbër Malltezi, Berishës i bllokohet pasaporta mos arratiset

    Dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, raportohet se është ndaluar në Rinas.

    Arrestimi i dhëndrit të ish-kryeminstrit Sali Berisha është bërë teksa ai kthehej nga një vend i BE.

    Mësohet se urdhri për ndalimin e Malltezit është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

    Berisha ndërkohë, ka lajmëruar konferencë urgjente për shtyp.

    Akuzat ndaj Malltezit

    E vetmja dosje me të cilën lidhet emri i tij dhe për të cilën është kallëzuar në është ajo e privatizimit të ish klubit sportiv “Partizani”. Padia në SPAK për këtë dosje është çuar nga ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kohën kur ishte kreu i grupit të Partisë Socialiste.

    Malltezi në atë kohë u thirr nga SPAK dhe u mor në pyetje për këtë çështje ndërsa duket se Prokuroria e Posaçme ka gjetur provat e mjaftueshme për të arrestuar dhëndrin e ish-kryeministrit, që rezulton të jetë një prej pronarëve kryesorë të pallateve që fshiu gjurmët e kompleksit Partizani.

    Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, në qendër të Tiranës që në vitin 2008 është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

    Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë ngritur 17 kulla.

    Berishës i bllokohet pasaporta

    Gjyjata e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Sali Berishën.

    Masa e sigurisë ndaj ish-kryeministrit vjen pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, në lidhje me hetimet e kryera mbi privatizimin e kompleksit “Partizani”.

    Mësohet se Berishës i është bllokuar dhe pasaporta, për të mos u larguar nga vendi.

    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e hetoi Malltezin për parstim, pas kallëzimit të bërë nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

    Balla, asokohe kreu i grupit parlamentar të PS, kallëzoi për shpërdorim detyre ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami.

    Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2008 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.

    Burime konfidenciale bëjnë me dije se arrestimi i Malltezit është bërë sapo ka zbritur në Rinas teksa kthehej nga Mynihu.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit