30.5 C
Tirana
E martë, 1 Korrik, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Arrestohet këngëtarja e njohur Enca, kultivoi kanabis në banesë

    Policia e Tiranës ka vënë në pranga këngëtaren e njohur Ruenca Haxhiaj, e njohur me emrin Enca.

    Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se 28-vjeçarja akuzohet për kultivim të bimëve narkotike.

    Forcat e komisariatit nr. 1 kanë  zbuluar në apartamentin e saj në periferi të Tiranës, 5 vazo ku ishin mbjellë hashash.

    Kanabisi ishte kultivuar në verandën e banesës.

    “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetase kishte kultivuar bimë narkotike, në ballkonin e banesës së saj, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Balcony”.  Gjatë kontrollit në banesën e 27-vjeçares, në ballkon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bimë të dyshuara narkotike kanabis, të kultivuara në vazo”- njofton policia.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit