Prezantuesi Meriton Mjekiqi, është arrestuar së bashku me të vëllanë e tij, Rinorin.
Siç raportohet në mediat kosovare, ngjarja ka të bëjë me një përleshje fizike ku viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, dyshja është vënë në pranga më 22 korrik, pas hetimeve që pasuan incidentin.
Mjekiqi dhe vëllai i tij dyshohet se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.
“Më 22.07.2025 janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, të cilët dyshohet se kishin sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, më 11.07.2025”, thuhet në raportin e policisë.