16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Arsyeja e veçantë pse Lady Diana vishte këtë xhaketë të famshme

    Gjatë gjithë jetës së saj, princesha e ndjerë ka pasur shumë momente ikonike të modës për t?u përmendur: pulovrën me delen e zezë, ?fustanin e hakmarrjes? apo pantallonat e shkurtra. Në koleksionin e veshjeve aspak rastësore, xhaketa e ekipit të futbollit amerikan Philadelphia Eaglesështë veshur në disa raste nga ana e Lady Diana-s. Ish-truproja i saj, Ken Wharfe, shpjegon se pse Diana e kishte këtë xhaketë sportive në versionin bomber, në listën e të preferuarave të saj.

    “Diana donte gjithmonë normalitetin,” shpjegon ai për ESPN. ?Duke qenë anëtare e familjes mbretërore, kjo ishte pothuajse e pamundur. As William dhe as Harry, kur ishin fëmijë, nuk donin që nëna e tyre të vishej me fustane të ekzagjeruara apo bizhuteri kur ajo i shoqëronte për në shkollë?

    Wharfe shton: ?Diana nuk ishte aty për t’u bërë përshtypje njerëzve në shkollë. Ajo donte të shihej si një nënë e re që ishte e lidhur me përditshmërinë e djemve të saj. Asaj i pëlqente të ishte ndryshe, ky ishte stili i saj. Me këtë xhaketë, Lady Diana donte të tregonte se ishte një nënë normale me një stil që njerëzit e pëlqenin?.

    Princesha e ndjerë e mori këtë xhaketë për herë të parë pasi u takua me Jack Edelstein, personi që merrej me statistikat në ekipin e futbollit Philadelphia Eagles. Ata u takuan në funeralin e princeshës Grace të Monakos në vitin 1982. Gjatë një bisede mes tyre, Diana ishte shprehur se ngjyrat e preferuara ishin argjendi dhe jeshilja (të cilat janë edhe ngjyrat e Eagles ) dhe Edelstein vendosi t’i dërgonte asaj një dhuratë pak kohë më vonë, mes tyre edhe xhaketën e famshme.

    “Nëse Diana do të ishte gjallë sot, ajo do të emocionohej për faktin se kjo xhaketë, gati 30 vjet më vonë, është bërë objekt i vëmendjes së publikut”, u shpreh ish-truproja i saj.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit