10.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Arsyeja pse nusja hedh buqetën e saj në ditën e dasmës, është paak e frikshme

    Të gjithë kemi dëshmuar një dasmë ku nusja ka hedhur buqetën e saj dhe një turmë me vajza dhe gra kanë vrapuar si atlete profesioniste në Lojërat Olimpike për ta kapur.

    Domethënë, në ca raste edhe ka funksionuar, madje edhe vetë kinemaja, me filma dhe seriale na e ka ngulitur në mendje se po të kapësh buqetën e nuses, ke radhën për t’u martuar. Ose, kur një dasmë ka shërbyer si një propozim surprizë dhe rrjedhimisht, ka sjellë një dasmë tjetër. Ç’bën nusja? I dorëzon buqetën fatlumes (ose fatkeqes) tjetër.

    Neeejse, nëse do ta dish nga rrjedh si traditë, ta tregojmë ne:

    Në Anglinë e hershme, ishte shumë fat që të merrje një copëz nga nusja që po martohej. Fustani, velloja, një lule nga buqeta, gjithçka funksiononte, ndaj nuset e gjora, për të shpëtuar fustanin, hidhnin buqetën. Kështu, lufta bëhej në tjetër vend.

    Imagjino sa e tmerrshme…je në terezinë tënde, duke shijuar një gotë verë dhe papritur sheh një tufë njerëzish që vijnë drejt teje që të të marrin një copë nga fustani që ke ëndërruar dhe do ta mbash si kujtimin më të bukur të kësaj dite…

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit