4.5 C
Tirana
E diel, 11 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Artan Hoxha: Arben Ahmetaj bëri mirë që u arratis, sepse po na tregon shumë gjëra

    Gazetari Artan Hoxha ka komentuar deklaratat në një emision televiziv, të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, teksa tha se ky i fundit, nëse nuk do të ishte arratisur, sot do të kishte tre vite në burg.

    Hoxha ka deklaruar se Ahmetaj “Një fjalë tha për verën dhe u zhduk brenda natës”.

    Ndërsa më tej gazetari tha se kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, nuk mund të flasë pasi është në burg dhe e ka të pamundur.

    Ben Ahmetaj zyrtarisht është person në kërkim ndërkombëtar. Nëse nuk do kishte ikur sot do kishte tri vite në burg.

    Një fjalë tha për verën dhe u zhduk brenda natës…Do ishte atje dhe nuk do fliste dot për asgjë. Flet më Lali Eri? Kush ia qepi gojën?

    Pra Ben Ahmetaj shyqyr që iku dhe po na jep ne këtë mundësi sepse ndryshe këto do ishin duke hedhur valle.

    Socialistët duhet të shpëtojnë partinë e tyre, të dalin dhe të denoncojnë atë që po ndodh”, tha Artan Hoxha në Neës24.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit