9.5 C
Tirana
E premte, 1 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Artan Hoxha: Kryebashkiaku i Roterdamit u kërcënua me jetë kur erdhi në Tiranë

    Gazetari i njohur Artan Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë ndërsa ishte i ftuar sot në “ABC Live”. Sipas tij, kryetari i bashkisë së Roterdamit, Ahmed Aboutaleb është kërcënuar në Tiranë kur kishte ardhur për të ndjekur finalen e “Conference League” që u mbajt muajin e kaluar.

    Aboutaleb mbërriti në Tiranë në 25 maj, pasi skuadra e Roterdamit, Feynoord kishte sfidën me Romën në stadiumin “Air Albania”. Por një grup tifozësh ngritën në stadium një banderolë me një mesazh kërcënues për kryebashkiakun.

    “Finalja e Conference League ishte e ara e këtij trofeu dhe prandaj pati kaq jehonë. Së dyti dolën dy skuadra shumë të mëdha. Kryetari i baskisë së Roterdamit ka ardhur ditën e finales në mëngjes. Fun Zone ishte në krah të ministrisë së Brendshme.

    Autoritet holandeze e nisën hetimet sepse mes grupeve të tifozëve është nxjerrë një banderolë e shkruajtur në dialektin e gjermanishtes. Ka qenë një mesazh kërcënues për kryetarin e bashkisë së Roterdamit.

    Menjëherë autoritetet atje kanë nisur hetimin dhe është kërkuar nga shqiptarët që të merrnin masa ekstra për ta siguruar. Është menduar që ky grup personash mund të rrezikonin jetën e kryetarit të bashkisë së Roterdamit. Autoritetet holandeze jo më larg se të martën e kaluar u kanë kërkuar autoriteteve tona informacion shtesë për disa persona qytetarë holandezë. Ata e kanë marrë shumë seriozisht këtë çështje. Ata duan të parandalojnë një ngjarje që mund tu ndodhë atje. Kanë kërkuar informacion shtesë.

    Një hetim që ne në Shqipëri e kanë neglizhuar. Nuk e di përgjigjen, por edhe prokuroria shqiptare është duke e ndjekur këtë çështje. Kemi një hetim që vazhdon edhe në Shqipëri edhe në Holandë.”- deklaroi gazetari.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit