10.5 C
Tirana
E premte, 6 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Artistët nisin “fushatë” për Elia Zaharian: Përqafimi im i parë shkon për ty

    Ky 8 Mars ka nisur me një fushatë nga artistët e Teatrit, por jo vetëm. Ata kanë dalë në krah të Elia Zaharisë pas situatës aspak të këndshme në të cilën është përfshirë.

    “Këtë 8 Mars, përqafimi im i parë shkon për ty”, shkruajnë artistët si Adelina Muca, Eni Jani, Luli Bitri, Griselda Rushanaj, Rozana Radi e shumë të tjerë.
    “#përElian”, është ky hashtagu që kanë zgjedhur i cili sa po vjen dhe rritet në numrin e postimeve.

    Ditën e djeshme u mbajt seanca ku ishte e pranishme dhe vetë Elia Zaharia. Ndërsa Leka Zogu ll nuk ishte i pranishëm por u përfaqësua nga avokati i tij. Gjykata Civile e Tiranës ka firmosur dy urdhra mbrojtje për çiftin në proces divorci, Elia Zaharia dhe Princ Leka.

    Çifti duhet të mbajnë distancë 5 m, nga njëri-tjetri. Ndërkohë Leka Zogu duhet të takojë vajzën e vogël jo në prezencë të Elias, por të dados.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit