14.5 C
Tirana
E shtunë, 19 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Asgjë nuk na e zbut dhimbjen që ndjejmë” – Unikkatil humb nënën natën e Krishtlindjeve

    Reperi Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil, ka hubur një nga njerëzit më të dashur për të. Atij i ka ndërruar jetë nëna natën e Krishtlindjeve.

    Lajmin e ka bërë të ditur vëllai i reperit përmes një postimi në Instagram. Ai shkruan se asgjë nuk e zbuti dhimbjen që ai ndjen, ndërsa shton se gjithmonë do ta kujtojë buzëqeshjem, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë.

    “Nëna jonë, shpirti jonë, Marte Delija-Palokaj na la natën e Krishtlindjeve. Thonë që më të mirët vdesin në këto ditë, por kjo nuk e zbutë dhimbjen që e ndjejmë. Gjithmonë do i kujtojmë, buzëqeshjen, trimërinë, mirësinë e veprat e saj humanitare ndaj mijërave njerëzve në nevojë.

    Mburremi me ty nana jonë! Lamtumira e fundit i ipet te restoranti Fenix në Klinë të martën më (27.12.2022) prej orës 09:00. Varrimi të njëjtën ditë te varrezat e kishës së Gjurakovcit n? ora 13:00. Me rastin e varrimit do të varroset dhe hiri i babës tonë Lush Palokaj. Dy engjuj të dashuruar shkojnë bashkë” thuhet në postimin e vëllait të reperit.

    "Asgjë nuk na e zbut dhimbjen që ndjejmë"/ Unikkatil

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit