10.5 C
Tirana
E enjte, 22 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Ashpërsohet Kodi Penal, burg për shoferët që parkojnë makinat dyshe!

    Kodi Penal do të ashpërsohet, duke parashikuar burg për personat që bëjnë shkelje administrative.

    Në Komisionin e Ligjeve, ministri i Drejtësisë, Besfort Lamanllari, prezantoi propozimet e qeverisë, ku përfshihet në Kodin Penal dënim me burg për parkimet dyshe, zënia e hapësirave publike, si dhe ashpërsimin e dënimit për ndërtimet pa leje.

    “Pr/ligji ndërhyn në një fenomen të përditshëm por me pasoja për sigurinë publike. Parkimi në resht të dytë. Duke e trajtuar si vepër penale në rastet kur kjo pengon seriozisht qarkullimin dhe lëvizjen e mjeteve të emergjencës.”

    Ndryshim është kërkuar edhe për dekriminalizimin e shpifjes për gazetarët.

    Pas paralajmërimeve për ndryshime në Kodin Penal, ku shumë shkelje administrative do të dënohen me burg, drafti i qeverisë ka mbërritur në Komisionin e Ligjeve, ku janë miratuar ndryshimet e kërkuara nga Këshilli i Ministrave.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit