17.5 C
Tirana
E hënë, 16 Shtator, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    ‘Askush nuk është mbi ligjin’, a do sekuestrohen katet pa leje të Kastratit në qendër të Tiranës?

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar opozitën dhe për reagimet e tyre pas aksionit të IKMT në ‘Prestige’ duke thënë se kanë konsumuar energji për tu tharë pasi u zhytën në pishina. Teksa theksoi vendimin e qeverisë për ndërtimet pa leje që do të konfiskohen dhe do të shkojnë për përdorim publik.

    Edi Rama nga foltorja e Kuvendit ka theksuar se nuk do të tolerohet askush. Një kundër reagim ka ardhur nga Gazment Bardhi i cili i ka thënë Ramës se pse nuk prishen ndërtimet pa leje të njerëzve afër qeverisë. Rama ka ftuar opozitarët që të denoncojnë, por nuk i ka kursyer ironitë duke thënë se do të hap kurse për t’i mësuar ata që të lexojnë.

    Disa muaj më parë deputeti i PD, Gazmend Bardhi ka denoncuar në Kuvend ndërtimin e gradacelës së biznesmenit Shefqet Kastrati në Tiranë.

    Bardhi asokohe tha se është marrë leje për ndërtimin e 37 kateve dhe 5 kateve nëntokë, por kësaj ndërtese i janë shtuar 5 kate pa leje. Deputeti tha se Kastrati i ka shtuar këto 5 kate shtesë pa leje, pra në total gradacela ka 42 kate nga 37 kate për të cilat ishte kërkuar leje.

    Sipas Bardhit, Rama kishte ndryshuar ligjin për interesa të këtij oligarku dhe se me firmë të ministres Belinda Balluku dhe ish- zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Rama ka ndryshuar nenin 17 të VKM. Edhe ditën e sotme deputeti Bardhi në telefonin e tij i ka nxjerr Ramës një foto ku i tregonte pallatin e biznesmenit Shefqet Kastrati.

    Deklarat e deputetit Bardhi:

    Drejtësia e ka marrë emrin e re, por në sjellje vijon të e të e vjetër. Në 5 vite sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë 3304 qytetarë janë dënuar për ndërtim të paligjshëm, asnjë prej tyre nuk ka bërë si ndërtim të paligjshëm gradacela e biznese, kanë rregulluar çatitë e shtëpive të rrënuara, dhomën e gjumit ose murin rrethues.

    Pavarësisht se kanë qenë në majë të malit nuk i kanë shërbyer syrit të institucioneve, u ka shkuar IKMT, policia, prokuroria. Ata mund të ndërtojnë pa lejë ngjitur me zyrën e kryeministrit, përballë sallës së Kuvendit, përballë derës së zyrës së prokurorit të Përgjithshëm, në lagjen ku banon drejtori i policisë së shtetit. Janë të qetë se të gjithë këta e dinë se do ulin kokën përpara ndërtimeve që bëjnë të paprekshme.

    Kjo është drejtësi më e vjetruar se drejtësia e vjetër, kjo nuk është drejtësia që siguron barazi para ligjit. A mund të më thoni pse është i ndryshe ndërtuesi i këtij gradacele. Nuk ndajnë pjesë e oborrit të kryeministrisë, nuk ndajnë para, nuk kanë mbrojtjen e kryeministrit. Nëse je pjesë e oborrit, nëse ke mbrojtjen e tij, drejtësia e re ul kokën mbyll sytë dhe nuk shikon.

    Nëse je pjesë e oborrit të kryeministrit mund të ndërtosh jo një mur, por 5 kate në mes të Tiranës me vlerë 30 mln euro dhe të gjitha institucionet ulin kokën. Të gjithë janë në garë kush ti shërbejë më parë për të fshehur ligjin. Të jemi i qartë, nuk bëhet fjalë vetëm për këtë ndërtim, ky është 1 nga 10 rastet e gradacelave ku kanë mbirë kate pa leje. Këta rast e kam te dokumentuar me dokumente. Rama i ka dhënë statusin e paprekshëm, por vë shtetin për të mbuluar paligjshmërinë.

    Merr leje për 37 kate dhe 5 kate nëntokë dhe ndërton 42 kate mbi tokë dhe 5 nëntokë. Pasi i ndërton pa leje ligji nuk vepron. Rama ndryshon ligjin për interesa të këtij oligarku. Agjencia e Zhvillimit të Territorit, për këtë ndërtim Rama ka firmosur dy vendimi miratimin e lejes së zhvillimit për 37 kate dhe e dyta për lejimin e shtimit të disa kateve.

    Rama urdhëron Veliajn të miratoj lejen e ndërtimit për shtesë të disa kateve, dy muaj pasi e kisha vënë në dijeni kryetarin e bashkisë dhe kryeministrin, Veliaj bën sikur nuk kupton por më informon se nuk e ka miratuar kërkesën. Katet shtesë pa leje janë bërë fakt i kryer, Veliaj që shet çdo gjë më referon të pyes të IKMT se sipas tij inspektimi është kompetencë e tyre. sipas informacionit të bashkisë i referohet i lejes është bërë për arsye se ndryshimi i projektit të propozuar, kërkesa për shtim katesh, nuk është në përputhje, ndalohet nga neni 17 i VKM 408.

    Ca bën Rama? Vendos shtetin në shërbim të paligjshmërisë . 10 ditët pasi bashkia refuzon të miratojë lejen e ndërtimit për shtimin e kateve se bie ndesh me nenin 17, Rama me firmë të ballukut dhe Ahmetaj miratoni vendimin 457 të Këshillit dhe ndryshon nenin 17 të VKM. Kur ndërtojnë të paprekshmit Rama ul kokën, policia ul kokën, prokurori ul kokën. Ndryshon ligjin për ta bërë një ndërtim të paligjshëm, të ligjshëm”, tha Bardhi.

    Çfarë tha ditën e djeshme kryeministri Rama?

    Është e papranueshme që të lulëzojnë katet dhe shtesat pa leje që të kamurit ndërtojnë në det, rënë dhe sa në mes të Tiranës, sa edhe këtu me sheshin Skënderbej. Vetëm nuk bërtet pallati, “shihni sa u zgjata o njerëz me mendje të shkurtër.

    Pa i hyrë gjë në këmbë. Gjembat më hyjnë mua të parin. Dhe gjembat pastaj më keq akoma ju hyjnë atyre njerëzve në fshat me duar me kallo që i kap me zell të madh policia për një mur avllie pa leje. Apo shtrim pllakash pa leje

    Kjo kërkon një adresim pa mëshirë. Qoftë ndaj pasunarëve, që kanë miliona për kate e llaç e tulla dhe që duhen zmbrapsur matanë vijës së kuqe të ligjit. Qoftë ndaj punonjësve të policisë, që qytetarëve ju tregojnë dhëmbët dhe pasanikëve u puthin këmbët.

    Një operacion i drejtuar nga IKMT, në bashkëpunim me Kadastrën EKB, me bashkitë, duke filluar me Tiranën me synim shembjen ose konfiskimin të të gjitha sipërfaqeve të ndërtuara në shkelje të ligjit” tha ai.

    Si ndryshoi leja për t’i shtuar edhe tre kate kullës së Kastratit te ‘7 xhuxhat’

    Një vendim jo dhe aq i papritur i qeverisë vendosi që aty ku ishin “7 xhuxhat”, të cilat vite më parë vetë Edi Rama i përurori si kënd lojrash, i hapi rrugë ngritjes së një kulle 37 kate, por që rrugës u bë kullë me 40 kate.

    Kulla e Shefqet Kastratit, siç njihet ‘popullorçe’ në projektin fillestar me 37 kate ishte konceptuar si ndërtesa më e lartë e Tiranës. Që ta kishte të sigurtë këtë rekord, ka menduar gjatë ndërtimit, ku nga 37 kate iu shtuan edhe tre të tjera.

    Më poshtë është vendimi i Këshillit Kombëtar të Territorit i datës 10 qershor të vitit të kaluar. Vendimi thotë se ka miratuar “godinën polifunksionale DTA (Downtown Albania) 40 kate (shërbime, banim e hoteleri) me 5 kate parkim nëntokë.

    'Askush nuk është mbi ligjin', a do sekuestrohen katet pa

    Në momentin që është miratuar ky vendim kulla ishte ngritur deri në katin e 37-të të saj. Projekti fillestar i saj u miratua në heshtje dhe fshehtësi nga Këshilli Kombëtar i Territorit më 14 prill 2017, ndërsa të dhënat e sakta të tij nuk u bënë publike nga asnjë autoritet shtetëror.

    Për publikimin mendoi vetë kompania dhe zbatuese e projektit “Downtown Albania”. Në faqen e vet zyrtare, prej nisjes së punimeve në fund të 2018-s dhe më pas në 2019 kompania ka ende në përshkrim projektin fillestar, duke harruar që të shtojë edhe 3 katet ekstra që janë marrë me vendim të KKT-së në qershor të vitit të kaluar.

    Shtesa mund të jetë krejtësisht e ligjshme dhe procedura e ndjekur brenda rregullave, por ajo tregon se në Shqipëri zë ndoshta më shumë se askund tjetër vend shprehja e shkrimtarit uellsian Jo Walton, që thotë se “ka një ligj për të pasurit dhe një ligj për të tjerët”.

    Por nuk dihet ende nëse Rama do ta mbajë premtimin dhe do ta sekuestrojë katet pa leje të biznesmenit, Shefqet Kastrati në qendër të Tiranës.  A do ta bëjë me ‘dhimbje koke’, kryeministri Rama biznesmenin e njohur si ‘Çeti’ siç e pohoi vetë Rama se kjo betejë është me të pasurit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit