19.5 C
Tirana
E shtunë, 2 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Askush nuk ia vuri veshin, madje e tallën! Një studiues sizmik parashikoi tërmetin në Turqi, tri ditë më parë

    Një studiues sizmik, Frank Hoogerbeets duket se e kishte parashikuar tri ditë më parë tërmetin e fuqishëm në Turqi.

    Një tërmet i fuqishëm goditi sot Turqinë dhe Sirinë duke shkaktuar mbi 1 mijë të vdekur dhe qindra të plagosur.

    “Do të ketë një tërmet rreth 7.5 në rajonin e Turqisë jugore dhe në Jordani të Sirisë”, shkroi ai në rrjetin e tij social.

    Disa përdorues të Twitterit megjithatë e fshikulluan duke e quajtur një “pseudo-shkencëtar”,  dhe vunë në dyshim parashikimet e tij të mëparshme. Por tërmetit katastrofik të mëngjesit të sotëm, postimi i tij në Twitter është shpërndarë me shpejtësi në internet, duke u bërë viral.

    Një antropolog armen shkroi se “Hoogerbeets i parashikon tërmetet bazuar në modelet e gjeometrisë hënore dhe planetare dhe megjithëse shumë nga profetizimet e tij kanë dalë boshe, disa të tjera, e  veçanërisht ky i fundit për një lëkundje shkatërrimtare në kufirin turko-sirian ishte jashtëzakonisht i saktë”.

    Tërmeti i sotëm, me epiqendër rreth 33 kilometra larg qytetit turk të Gaziantepit, u pasua nga disa të tjera lëkundje, njëra prej të cilave arriti magnitudën 6.7 sipas shkallës Rihter.

    Sizmologu nga London College, Stephen Hicks, tha se një tërmet i nivelit 7.8 e ka kishte goditur Turqinë në vitin 1939, duke vrarë atëherë 30.000 persona.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit