19.5 C
Tirana
E shtunë, 6 Shtator, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Askush nuk mund ta gëzojë jetën si në Shqipëri!

    Nga Spartak Ngjela

    Shqiptari që ka një punë sot në Shqipëri, e ka jetën më të gëzuar se çdo shqiptar që është në emigrim; qoftë punëtor, qoftë milioner.

    Kudo qoftë ai që ka humbur Shqipërinë ka humbur gjithçka.

    Jeta e shqiptarëve në Shqipëri është jeta më e zgjedhur në rruzullin tokësor.

    Vetëm në Shqipëri mes maleve dhe fushave e gjen historinë që të është fshehur brenda shpirtit dhe mendjes tënde si praktikë mijëravjeçare. Dhe veç shqiptarëve këtë nuk e ka asnjë popull tjetër.

    Por cili është ky magnet që i mban shqiptarët në Shqipëri dhe rrotull saj?

    Jo ai nuk është magnet; por është një qëndër graviteti që e ka Shqipëria, por që thith dhe mbart rreth vetvetes vetëm shqiptarët.

    Se tani është e provuar që gjuha shqipe është gjuha e parë e Evropës. Dhe këtë e gjen të provuar shkencërisht në tre apo katër universitetet më të mëdhenj të Evropës.

    Po, shkenca shqiptare e gjuhësisë!

    Ajo ende është brenda teorive që ka krijuar antishqiptaria në kompleksin e saj të inferioritetit. Por sigurisht që brezi i ri i gjuhëtarëve do të shkojë tek e vërteta, që shprehëm më lart.

    Por pyetja më esenciale është kjo:

    Pse çdo pushtues në shekuj e shekuj i Shqipërisë e ka luftuar me zjarr gjuhën shqipe?

    Pse gjuha shqipe e luftuar egërsisht nga sllavët, nga grekët por edhe latinët gjatë Perandirisë Romake dhe Bizantine, nuk i zhduku shqiptarët?

    Pse rilindasit tanë të mëdhenj nuk e përfillin fare italishten përpara gjuhës shqipe?

    Pse rilindasit e mëdhenj dhe tani gjuhëtarët e mëdhenj po thonë se greqishte të vjetër të Athinës së lashtë nuk ka; dhe gjuha e parë e Iliadës mund të shpjegohet vetëm me gjuhën e sotme shqipe?

    Domethnë që Iliada e parë ka qenë e shkruar në gjuhën e vjetër shqipe!

    Pse historia e lashtë e shqiptarisë është zhdukur nga të gjitha arkivat; kurse sot këtë fakt po e zbulon arkeologjia moderne?

    Këto janë pyetjet që e vërtetojnë atë që u shkruajt më lart.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit