15.5 C
Tirana
E hënë, 10 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Asnjë surprizë: PS fiton bindshëm në të 5-ta bashkitë

    Ka përfunduar numërimi i votave në  5 bashkitë që ditën e djeshme zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore. Në të gjitha bashkitë Partia Socialiste paraqitet me “fitore të thellë”.

    Përkatësisht në Berat Ervin Ceca ka fituar me 13050 vota, respektivisht 83.35%, kandidati i pavarur i mbështetur nga PD, Pavlo Shkarpa ka marrë vetëm 2607 vota.

    Në Cërrik kandidati i PS, Florenc Doka  ka arritur në marrë 6201 vota, i ndjekur nga i pavaruri Amarildo Hoxha me 1888 vota, dhe i fundit në garë është renditur kandidati i “Shqipëria Bëhet” me 1275 vota.

    Në Tepelenë rezultati i socialistit Gramoz Sako ka qënë shumë i thellë, me në total 3261 vota , ndërsa i pavaruri Gabriel Guma ka arritut tëmarrë vetëm 928 vota, përkthyer në 22.15%.

    Kujtojmë se edhe në Vlorë rezultati për Socialistët është i thellë, ku Brunilda Mersini ka fituar me     15 672 vota, pra 78.44% ndjekur nga Dionis Sota me 2333, dhe i fundit është renditur Gjergji Nika me 1975.

    Ka përfunduarr numërimi edhe në bashkinë e Matit, ku kandidati i PS Altin Bojni , ka fituar me 66.54%, respektivisht me 7425 vota. Ai ndiqet nga i pavaruri Eduard Brahilika me 3184 vota dhe dhe e fundit renditet “rebelja” e PS e cila kandidoi si e pavarur, Suzana Pasha me 549 vota.

    Vlorë

    Bunilda Mersini(PS)   15 672    78.44%

    Dionis Sota (I pavarur)   2333   11.68%

    Gjergji Nika (i pavarur)  1975   9.88%

    Berat

    Ervin Ceca (PS)                 13050    83.35%

    Pavlo Shkarpa(i pavarur)  2607   16.65%

    Tepelenë

    Gramoz Sako (PS)             3261   77.85%

    Gabriel Guma (i pavarur)   928    22.15%

    Cërrik

    Florenc Doka (PS)                 6201       66.22%

    Amarildo Hoxha (i pavarur) 1888       20.16%

    Eligert Hima  (SHB)                1275       13.62%

    Mat

    Altin Bojni (PS)                      7425   66.54%

    Eduard Brahilika (i pavarur)   3184  28.54%

    Suzana Pasha (e pavarur)       549      4.92%

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit