11.5 C
Tirana
E hënë, 21 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    “Ata që kanë dalë me ty, s’kanë pasur shije”: Luizi përfshihet në një debat të ashpër me Tean

    Luizi është më aktiv se kurrë dhe është përfshirë në një tjetër debat, me një nga miket e tij më të mira brenda shtëpisë, me Tean.

    Pas disa përplasjeve të vogla, biseda kaloi në një pikë shumë personale, ku Tea tha se “Çunat që kanë dalë me të, kanë qenë shumë simpatikë” dhe Luizi i tha se “Ata që kanë dalë me ty, s’kanë pasur shije”.

    Ku u bazua? Te pamja e jashtme. Ai vijoi me krahasimin, duke thënë se Kejvina dhe Efi për shembull janë më simpatike se Tea. Vajza u duk e mërzitur dhe me të drejtë. Ajo i tha se i ka bërë një nder të madh, sepse nëse më parë, ishte në krah të tij, tani e kuptoi dhe madje këmbënguli se Luizi nuk e di se ç’është respekti.

    Kejvina, e cila ishte prezente në debat, mbrojti Tean dhe i vuri në dukje Luizit që shumë djem brenda shtëpisë janë më simpatikë se ai.

    Më parë, ata debatuan pasi Tea i sugjeroi Luizit se “duhet ta kuptojë kur e ka gabim” dhe në disa raste, vuri në dyshim ndjenjat e Luizit ndaj Kiarës, me pretendimin se: “Kur e do dikë dhe ai është i sëmurë, je i mërzitur, jo i lumtur”, referuar situatës së Kiarës, e cila u rrëzua dje nga karrigia dhe pati shumë dhimbje nga incidenti.

    Ajo dhe Mikela thanë se Luizi ndenji zgjuar për Kiarën, që publiku ta shohë me një sy tjetër, pas gjithë asaj që ndodhi me rrëfimin e tij për sëmundjen e rrallë. “I erdhi fati në derë”, theksoi Tea dhe më pas, bisedoi me Luizin për këtë.

    Këngëtari i tha se “Tea po bëhet si Olta” dhe dukshëm, Tea u mërzit, pasi:

    1. Nuk i pëlqeu që e krahasoi me dikë tjetër

    2. Sepse nuk do të ngjasojë me dikë tjetër

    “Nuk jam as Olta, as Amosi, askush tjetër, jam Tea”, tha banorja dhe u duk shumë e nxehur me këtë situatë. Ajo ia ktheu se “Luizi nuk di të respektojë njerëzit” dhe në këtë mendim iu bashku edhe Kejvina, e cila theksoi se ai “nuk i lë njerëzit të flasin”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit