11.5 C
Tirana
E enjte, 24 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Audioja virale! ‘Burri i Oltës do të më shantazhojë’: Zhaklina shpjegon si qëndron e vërteta

    Përmes një reagimi në rrjete sociale, opinionistja e “Big Brother VIP Albania”, Zhaklin Lekatari, shpjegoi si qëndron e vërteta e audios së bërë virale pak orë më parë.

    Në një bisedë audio, dëgjohej Zhaklina të shprehej e indinjuar: “Unë ia thashë produksionit sot, që burri i Oltës do të më shantazhojë. Unë ndihem e ofenduar që burri i Oltës mendon që mund të më blejë mua me lekë. Unë nuk jam Olta, nuk blihem.”

    Në një reagim të fundit në Instagram, ajo shpjegoi:

    “Po e bëj këtë deklaratë sepse mendoj që është mënyra më e duhur dhe më e saktë për t’ju dhënë përgjigje të gjithëve ju që po më telefononi për të ditur nëse lajmi që qarkullon nëpër portale është i vërtetë.”

    Më pas, shtoi:

    “Po, është e vërtetë. Burri i Oltës, nëpërmjet një miku shumë të mirë të përbashkët, ka dashur të takohet me mua dhe gjëja e parë që unë kam vendosur të bëj është që të kontaktoj produksionit, i cili më ka këshilluar që të mos takohem as me këtë familjar, as me familjarë të tjerë [të banorëve]. Për shkak të presionit shumë të madh dhe trysnisë së madhe, unë kam përdorur termin e gabuar. Sigurisht që ai nuk më ka shantazhuar, sepse unë nuk e kam takuar kurrë. Por, ka dashur të më kontaktojë,” thotë ndër të tjera ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit