Delirim, fshehje nga e vërteta. Kjo është sjellja që do të dëgjoni në këtë audioregjistrim të Evi Kokalarit.
Evi Kokalari Angelakis flet me gazetarin William Bredderman të “The Daily Beast”, intervistë, e cila është bërë gjatë kohës së një shkrimi në vitin 2023 në lidhje me çështjen “Mikesha më e mirë” e Santos është aktiviste e ekstremit të djathtë e lidhur me kryeministrin e turpëruar të Shqipërisë”.
AUDIOREGJISTRIMI I EVI KOKALARIT ME GAZETARIN WILLIAM BREDDERMAN
(*Ky është audioregjistrimi i intervistës nga gazetari William Bredderman me Evi Kokalarin, i cili ka pjesë që janë ende të paqarta, për të cilat kemi vendosur pika)
Gazetari William Bredderman: Ju donit të përfshiheshit në politikat nacionale…
Evi Kokalari: Unë thjesht doja të përfshihesha në politikat nacionale dhe të kandidoja për një vend në Kongres në një moment. Kjo është e gjitha. S’ka ndonjë gjë.
Gazetari William Bredderman: Kishit ndonjë mosmarrëveshje?
Evi Kokalari: Kur e njoha Santos, ishte një burrë i keq, por mendova se njerëzit do të mendonin se po e bëja me qëllim, sepse isha e mërzitur me të dhe kjo është arsyeja pse nuk ndërmora një hap. Po ta kisha bërë do t’u kisha bërë nder shumë njerëzve duke përfshirë republikanët….
Gazetari William Bredderman: (Dëgjohet e paqartë) E keni përshkuar në disa biografi mbledhjen e fondeve për aktin e emigrantëve të lirisë dhe nuk shoh që asnjë prej tyre të jetë regjistruar.
Evi Kokalari: Ishin të regjistruara, por unë nuk kam bërë asnjë aktivitet. Nuk kam mbledhur asnjë fond. Nuk kam bërë asgjë. Duhet të rinovohen në degën e Thesarit, prandaj nuk arrin t’i shohësh të regjistruara.
Gazetari William Bredderman: A e patë ndonjëherë ligjin për ngritjen e fondeve?
Evi Kokalari: Nuk kam mbledhur fonde. Nuk kisha kohë ta merrja seriozisht.
Gazetari William Bredderman: I hodha një sy Website-it tuaj dhe shoh se ka tri vite që nuk është përditësuar, por ka artikuj për ju.
Evi Kokalari: Më lër të të pyes, cili është qëllimi që po e bëni këtë investigim, sepse po më bën pyetje sikur të ishe nga IRS, (Zyra e Hetimit Tatimor) apo zyra e shtetit që unë të të përgjigjem. Po të përgjigjem për kortezi të jemi të qartë. E di se kush fshihet pas teje. Kush ta ka thënë ta bësh këtë gjë. Sepse e di që nuk kam bërë asgjë të gabuar dhe pyetja ime është cili është qëllimi i investigimit tuaj?
Gazetari William Bredderman: Kam të dhëna që ju lidhin me George Santos.
Evi Kokalari: Nuk ka mundësi. U referohesh gjërave për Shqipërinë që nuk kanë të bëjnë fare me George Santos.
Gazetari William Bredderman: Kam kërkuar për ju, kam investiguar për ju dhe pasi kam kërkuar kam kuptuar që dhe vete ju jeni një person interesi… përmend skandalin me qeverinë e Ramës dhe ish-agjentin e FBI-së në New York dhe ka një artikull për senator Menendez në New Jersey, për vëllain e një politikani që ka një interes të veçantë për Shqipërinë.
Evi Kokalari: Në rregull, nuk e kam problem të përgjigjem. Ndërkohë që po më tregon këto histori shpresoj që të mos jenë duke më futur në kurth njerëz që urrejnë Berishën, se do të thoja shko pyeti këto njerëz se çfarë problemi kanë me Berishën. Njerëzit që urrrejnë kaq shumë Berishën. Duhet ta fillosh nga aty, çfarë problemi kanë me Berishën nuk ka qenë asnjëherë për mua kjo çështje. Nuk kam parë kurrë të urrejnë kaq shumë dikë.
Së dyti, në Shqipëri po vrasin opozitën, ka të bëjë me Edi Ramën dhe presionin që po i bënin opozitës përmes FBI-së mbi liderët e opozitës, jo se liderët e opozitës nuk kanë bërë asgjë gabim. Ish-kreu i PD-së kishte një dosje mbi FBI-në, ka një arsye për këtë.
Gazetari William Bredderman: …Përpjekjet e Bashës për të krijuar lidhje me figura politike dhe autoritetet amerikane… (dëgjohet e paqartë).
Duke u kthyer në janar 2019, si po e mbani veten e këto aktivitete dhe cilat janë burimet tuaja…?
Evi Kokalari: Kjo është jeta ime personale. Nuk do të shpjegoj detaje, kjo është jashtë teme. Gjymsa e fitimit shkon për zyrën dhe pjesa tjetër është për jetën time personale, nuk ka asgjë të paligjshme.
Më lër të të them diçka, nëse po investigon Geroge Santos prej një viti duhet të bëni një investigim si “The New York Times”, ju mund të bëni më mirë se kaq.
Gazetari William Bredderman: Sa njerëz ka në zyrën tuaj, që lobojnë?
Evi Kokalari: Nuk do t’i përgjigjem as kësaj pyetjeje. Nuk do t’u përgjigjem pyetjeve që mund t’i manipuloni në favorin tuaj.
Gazetari William Bredderman: Ka një çështje, në të gjithë këtë të lobimit…
Evi Kokalari: Cila është çështja?
Gazetari William Bredderman: Jeni e përfshirë në aktivitete politike.
Evi Kokalari: Pse, është e paligjshme?
Gazetari William Bredderman: Nuk po them që keni bërë diçka të paligjshme, por jeni shfaqur dhe rritur shumë befas në fushën politike dhe jeni bërë një figurë e spikatur shumë shpejt, dhe si ka mundësi që jeni bërë kaq shpejt figurë shumë e njohur dhe keni kaluar muaj të tërë në Shqipëri?
Evi Kokalari: Nuk kam kaluar muaj në Shqipëri. Kam qenë disa javë me intervale, për rreth 2 ose 3 javë dhe para vitit 2019 kam qenë në Shqipëri për 10 ditë, në 2006 për një javë dhe në 1998. Pra, për 20 vite kam qenë rreth 20 ditë në Shqipëri. Nëse mendoni se politika në Amerikë ka të bëjë me Shqipërinë të gënjen mendja.
Nëse kjo do të ishte e vërtetë do të kisha qenë pjesë e lobimit të Bashës. E kam luftuar Bashen dhe teknikën e tij të lobimit për shumë gjatë. Ka pasur një dosje në FBI për 500 mijë dollarë, nëse kërkon në Google mund ta gjesh, është një artikull për këtë.
Ky është problemi për mua.
Së dyti nuk do të loboja për një shtet tjetër ose qeveri sepse lobimi është forma më e keqe e një pune që mund të bësh veçanërisht në politikë sepse është e komplikuar dhe mund të futesh në telashe shpejt sa nuk ia ke idenë dhe unë nuk do të futesha në telashe në Amerikë se kam një jetë të bukur, një jetë personale, jetë biznesi, jetë politike dhe kam shumë miq dhe nuk do të përfshihesha në diçka të tillë, por nëse do të isha duke lobuar për këdo në Shqipëri, fakti që jam thuajse kundër gjithkujt në politikë në Shqipëri për momentin është arsyeja pse kam mbështeje më shumë se kushdo tjetër. Po flas të vërtetën, nuk po marr para nga askush. Nuk kam marrë para nga askush. Dhe në konventën e tyre e kam thënë që nuk do të jem pjesë e partisë së tyre, jam shpirt i lirë, njeri i lirë dhe dua të vazhdoj të jem e lirë sepse në këtë mënyrë unë mund të jem dhe kundër Berishës, të cilin e kam suportuar më parë si lider i opozitës dhe e tillë është situata e opozitës në Shqipëri. Sa i përket biznesit dhe investimeve unë punoj në real estate, punoj me orë të gjata kur jam në New York. Më pëlqen të përfshihem në politikë dhe do të qëndroj në politikë qoftë në Shqipëri apo Amerikë, por nuk do të bëja asgjë që është kundër ligjit. Ti mund të vazhdosh të hysh më thellë, por kujdes mos të nxitesh nga njerëz që kanë qëllimet dhe agjendat e tyre.
Gazetari William Bredderman: Ju falënderoj për shqetësimin tuaj, a keni qenë e përfshirë në një transaksion në 2015 Forth Street? Në 2019, cila është adresa?
Evi Kokalari: Nuk do të jap detaje për këtë.
(Dëgjohet e paqartë biseda)
Gazetari William Bredderman: E shoh që jeni e lidhur me pronën 3605 e regjistruar, a ka prona tjera me të cilat jeni e lidhur?
Evi Kokalari: Jo.
Gazetari William Bredderman: A janë këto prona të lidhura me Santos?
Evi Kokalari: Nuk do t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Jam e sigurt se ke akses te të dhënat publike në databaze si të gjithë dhe nuk do të flas për këtë gjë. Nuk do të jap informacion për gjërat për të cilat ti nuk duhet të më pyesësh. Duket sikur po bën investigim të të gjithë jetës sime. Duhet të them diçka, eksponentë të opozitës u përpoqën të bënin të njëjtën gjë që po bën ti për një vit e gjysmë dhe nuk arritën të gjenin diçka për mua, duke filluar që nga fëmijëria ime kur isha 6 vjeç, nga shokët, gjimnazi, çdo gjë, udhëtimet e mia, universiteti këtu në Amerikë.
Kështu bëje atë që duhet të bësh. Nuk kam asnjë problem, dua të sigurohem, të vërtetosh që çdo gjë që publikon është e vërtetë për çdo gjë që përmend dhe asgjë më shumë.
Gazetari William Bredderman: Besoj se i përmendëm gjërat më të mëdha.
Evi Kokalari: Patjetër, faleminderit shumë.