8.5 C
Tirana
E martë, 24 Dhjetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Aulona Musta: Vajzën e mësoj të mos ketë turp nga asgjë

    Moderatorja Aulona Musta është një nga personazhet më aktive në rrjetet sociale, ku përveç fotove e video të ndryshme që publikon ndan me ndjekësit edhe mendime rreth çështjeve aktuale. Kjo e bën atë që shpesh të debatojë më ndjekësit, të cilëve nuk ua kursen përgjigjet.

    Aulona pëlqen shumë palestrën dhe ushtrohet shumë duke krijuar një trup të tonifikuar. Siç ka treguar ajo në intervista të ndryshme për këtë fakt është paragjykuar por edhe bullizuar jo pak. Moderatorja ka thënë se ndjekësit e konsiderojnë ‘burrë’ për shkak të trupit shumë të formuar.

    “Është problem i madh sidomos kur vjen nga një individ që pritet të të edukoj. Mund të pres komente injorante nga njerëz që nuk kanë informacione por nëse e bëjnë njerëzit e kulturuar është një problem i madh. Nga shkolla fillon edukimi. Ti nuk e zgjedh familjen dhe nivelin arsimor të tyre por ti shkon në shkollë dhe shkolla duhet të të edukojë, të të japë më shumë informacion sesa thjesht sa bëjnë 2+2, të të ndërtoj si një njeri të denjë që nuk e tall tjetrin dhe nuk e ve në pozitë të vështirë.

    Shumë shpesh e them që ne e kemi në dorë të ndryshojmë veten tonë, megjithatë nuk është e thjeshtë, të duhet koha e duhur. Janë pastaj rrethanat, ti mund të bëhesh nga një fëmijë ku ke vuajtur nga obeziteti të bëhesh modele por e ke ti në dorë dhe padyshim rrethanat. Ky proces mund të zgjasë me vite apo mund të mos vijë asnjëherë. Këtë nuk ka askush të drejtë ta gjykojë”- tha Aulona.

    Duke u ndalur te disa nga mesazhet më të çuditshme që i vijnë në rrjetet sociale, Aulona tregoi rastin e një ndjekëseje që e cilësonin si ‘lopë’ e ‘balenë’ për shkak të formave trupore.

    “Një shembull i fundit, një nga vajzat që stërvitet me programin tim, më tha që nuk mundet dot më, do të heqë dorë. Familjarët i thonë ‘hiq dorë se nuk ke për t’u dobësuar asnjëherë, je një lop, një balenë’. Burri i saj tallet me atë gjithashtu. Realisht nervozohem aq shumë, nëse mendon se nuk do ia dalë mos e thuaj, përkundrazi duhet ta mbështesësh, ta shtysh më shumë.

    Do dështoj për veten e tij/saj edhe nëse e bën. Sado që ju them që duhet të bëheni të fortë mendërisht, jo të gjithë janë kaq të fortë. Në fillim duhet të punosh me mendjen. Duhet të jemi një shoqëri më motivuese. Jo të gjithë e kanë forcën mendore që atë komentin e keq ta përballojnë dhe ta hedhin në koshin e plehrave”- tregoi ajo.

    Nga ky fenomen duket se më të prekur janë fëmijët për të cilët duhet treguar goxha kujdes në shkolla e jo vetëm Cili është mesazhi që Aulona i jep vajzës së saj?

    “Nëse me brezin e vjetër, është e vështirë për të punuar, lufta që duhet të bëjmë është më brezin e ri. Gjëja kryesore që unë i them Amarës, është se tjetrin duhet ta pranojmë pavarësisht ngjyrës, krahinës, seksit. Nuk ka rëndësi çfarë është për aq kohë sa ajo që është nuk të cënon ty. Nga ana tjetër e informoj që jeta nuk është e lehtë, mund të përballesh me gjykime, me bullizëm. E mësoj që të mos ketë turp.

    Më ka thënë që: ‘Mami, nuk dua të kap flokët gërsheta se kam turp’. E urrej si fjalë dhe nuk dua t’i rrisim me frymën e turpit. Komunikimi i vazhdueshëm është çelësi, t’i qëndrojmë pranë, sepse ka fëmijë introvertë që kanë frikë të flasin me prindërit sepse nuk ja kanë mundësuar këtë lirshmëri, kështu që i mbajnë për vete të gjitha talljet që u bëhen nga moshatarët dhe jo vetëm”- u shpreh moderatorja.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit