21.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aulona sqaron deklaratën për Beniadën: Ku ishte e shara?

    Aulona ka reaguar publikisht pasi debatit online që nxiti përplasja e saj virtuale me Beniadën. Molla e sherrit pasivo-agresiv ishte deklarata e Aulonës në “The Dalina Show”, ku ajo  shpreh se Beniada prezanton një emision, por nuk di shqip.

    Aulona, përmes një postimi në Instagram, ka sqaruar atë që ka thënë, duke u shprehur:

    “Pra, ku ishte e shara këtu? Ku ishte mosmbështetja e gruas? Ofendimi? Denigrimi? Tre gra me 20 vite eksperiencë në media, që i kanë provuar të gjitha llojet e medias, nga e shkruara, kur dilje me diktofon në dorë, te radio, televizioni, online etj, po thonë opinionet e tyre për një temë që i shqetëson. Opinione të bazuara mbi fakte!”, e nisi ajo reagimin.

    Më tej, shtoi:

    “Xhelozi? Seriozisht domethënë? Ashtu siç nuk kam frikë të them çfarë s’më duket e drejtë, ashtu nuk kam frikë të them publikisht edhe kush mendoj që profesionalisht vlen më shumë se mua! Kush e ka parë intervistën e di këtë. Kush nuk e ka parë, ja ku e ka, tre minuta janë”, duke nxitur ndjekësit që ta shohin fragmentin e deklaratës së saj.

    Reagimi i Aulonës vjen pas kundërpërgjigjjes së vakët të Beniadës, e cila i rikujtoi një shprehje të vjetër popullore: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”. Shprehja nga Beniada u tha me disa gabime, por rëndësi ka konteksti, megjithatë, vetëm në komunikim të përditshëm, jo në media.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit