22.5 C
Tirana
E hënë, 4 Gusht, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Aurela Gaçe flet për lajmet se do tërhiqej nga muzika: Mjekja më tha se kam një lodhje…

    Disa kohë më parë Aurela Gaçe zbuloi momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.

    Pas kësaj deklarate, në media u krijua një zhurmë e madhe duke keqinterpretuar fjalët e këngëtares, sikur do të tërhiqej përgjithmonë nga muzika. Së fundmi, e ftuar në “Goca dhe Gra” Aurela ka folur sërish rreth kësaj ngjarje. Ajo u shpreh se ishte diçka normale dhe i ka ndodhur edhe më parë.

    “Nuk e kuptova pse e kthyen në këtë formë. Unë dola dhe u fola njerëzve që kishin blerë bileta. Kam punuar shumë dhe mjekja më tha se kam një lodhje siç lodhesh kur ecën dhe nuk e vazhdon ecjen dhe qetësohesh.

    Se më ka ndodhur edhe më parë dh kam qëndruar 3 muaj pauzë. 6-10 ditë mu desh të qetësoheshin kodat. Kaq,”-u shpreh këngëtarja.

    Më tej Aurela Gaçe ka folur edhe rreth marrëdhënies me bashkëshortin e saj, Skerdin. Ajo u pyet nëse është natyrë xheloze, por këngëtarja u shpreh se nuk kishte arsyje pasi kishte siguri tek vetja dhe te partneri.

    “Nuk jam xheloze, sepse jam shumë e sigurt te vetja ime dhe dashuria e tij”, tregon Aurela.

    Këngëtarja, e cila është nënë e dy vajzave, e pyetur nëse do të ishte e gatshme për një të tretë nëse partneri ia kërkonte, me anë të këngës, Aurela u shpreh se ishte gati.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit