5.5 C
Tirana
E martë, 16 Dhjetor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Avioni Tiranë-Bolonja bën ulje emergjente në Bari, iu prish një nga dy motorët 11 mijë metra mbi Adriatik: Mediat shqiptare fshehin lajmin

    Një avion i nisur nga Rinasi ka pësuar defekt në njërin nga dy motorët duke u detyruar të bëjë ulje emergjente në aeroportin e Barit.

    Mediat italiane shkruajnë se fluturimi i Albawings AWT 229 Tiranë-Bolonjë është detyruar të ulet në Bari, pasi teksa fluturonte 11 mijë metra mbi Adriatik, mbi zonën e Garganos është hasur një defekt në njërin nga dy motorët.

    Për fat të mirë, avioni ka mundur të ulet në pistën e aeroportit të Barit pa probleme.

    Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit të 3 nëntorit, në orën 13.12, avioni i linjës ajrore shqiptare me kosto të ulët preku pistën e “Karol Wojtyla” në Bari, saktësisht një orë pas nisjes nga Tirana.

    Devijimi nga trajektorja ka ndodhur pikërisht në zonën e Viestes. “Boeing 737”, i cili ka mbi 30 vjet funksionim, u ul në Bari me vetëm një motor të ndezur.

    Manovrat emergjente në aeroportin e Barit shkaktuan vonesa edhe  për avionët e tjerë në nisje dhe mbërritje. Por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar apo dëme në objektet apo automjetet e aeroportit.

    Mediat shqiptare ndërkohë e kanë fshehur lajmin, duke mos e raportuar atë, për shkak se marrin reklama nga Albawings.

    Çka tregon se këtyre nuk i intereson edhe nëse vdesin qindra shqiptarë.

    Për mediat shqiptare, rëndësi ka të marrin ato lekët e qelbura të reklamës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit