15.5 C
Tirana
E premte, 21 Nëntor, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Avokati: Belinda Balluku s’mund të pezullohet nga gjykata, ajo është person i zgjedhur

    Avokati Ilir Gërdupi, gjatë një prononcimi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, shpjegoi anën ligjore të masës së Gjykatës së Posaçme ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

    Gërdupi tha se ndaj zonjës Balluku është marrë masë ndaluese për të ushtruar rolin ekzekutiv, por tha se pezullimi nga detyra nuk mund të bëhet për personat e zgjedhur, siç është Balluku pasi ka edhe mandat deputeti.

    “Nuk është masë sigurie, por është masë ndaluese. Në rastin konkret, neni 242 pika 2, thotë që pezullimi për ushtrimin të detyrave publike nuk mund të jetë ndaj personave që janë zgjedhur sipas ligjit elektoral. Zonja Balluku është edhe deputete, është person i zgjedhur. Është edhe zëvendëskryeministre dhe ministre për infrastrukturën dhe energjinë.

    Është e vështirë që gjykata të thotë që ti je e pezulluar si zv/kryeministre, por vazhdon të jesh në detyrë si deputete.

    Pezullimi për ushtrim funksionesh publike është një dhe ti nuk le të bësh asnjë ushtrim për funksionin publik.

    Pika 2 e nenit 242 thotë që kjo nuk mund të bëhet ndaj personave të zgjedhur. Sa kohë ajo ka cilësinë e një personi të zgjedhur sipas ligjit elektoral, sipas ligjit procedurial, kjo nuk duhet zbatuar.

    Për ta vendosur këtë, nëse është ky interpretim që unë po them këtu, zonja Balluku duhet të shkojë fillimisht në gjykatën e apelit të gjykatës së posaçme.

    Nëse gjykata e apelit mban të njëjtin qëndrim me gjykatën e shkallës së parë, e çon në Gjykatën e Lartë, dhe pastaj mbas Gjykatës së Lartë, ajo ka të drejtën për ta çuar në Gjykatën Kushtetuese. Pra duhet t’i konsumojë shkallët.

    Nga ana e mazhorancës ka një mekanizëm tjetër që mund të ndiqet, që lidhet me marrjen e një opinioni për çështje të kompetencës. Por ky opinion nuk mund të jetë i zbatueshëm në rastin konkret, pra edhe nëse gjykata do të marrë, Gjykata Kushtetuese e merr në shqyrtim dhe jep një vendim për këtë”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit