0.5 C
Tirana
E shtunë, 18 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Avokati i Berishës kundër gazetarit: Artan Hoxha të mos ftohet më nëpër emisione!

    Avokati Genc Gjokutaj, i njohur dhe si avokati i Berishës, bën thirrje që gazetari i njohur i kronikës Artan Hoxha, të mos ftohet më nëpër emisione.

    Reagimi i tij vjen pas një deklarate të fortë që bëri Hoxha, mbi dëshminë e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani.

    Sipas tij, Dumani ka dëshmuar në SPAK se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS, Arben Ndoka.

    Avokati Gjokutaj është shprehur në televizionin e familjes Berisha, se Artan Hoxha i ka shërbyer njerëzve të kriminalizuar duke sajuar një të tillë.

    “Rasti konkret, ky është lajm i prodhuar. Artan Hoxha ka kryer një krim të rëndë. Të godasësh me pozitën si gazetar.

    Një gazetar në një studio, të sajojë një skenar kaq të rëndë duke goditur figurën e presidentit, është shërbim i bërë ndaj njerëzve të cilët janë të kriminalizuar.

    Të referohesh në një deklaratë të paqenë, i bëj thirrje jo vetëm Fevziut po gjithë gazetarëve që ai mos të thirret më në studio televizive. Artan Hoxha abuzoi me statusin, lirinë e fjalës, statusin fisnik që ka gazetari”, tha Gjokutaj.

     

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit