“Mua nuk më paralajmëron dot kush se nuk ka lindur akoma ai prokuror apo gjyqtar që të më bëjë mua paralajmërime sepse unë jam konform ligjit dhe rregullave”.
Kështu u shpreh Kujtim Cakrani, avokati i Ilir Metës.
Cakrani u paralajmërua nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar se në rast mosparaqitjeje në seancën e planifikuar për 8 shtator, ai do të zëvendësohet.
“Nuk më bën dot mua paralajmërim gjyqtarja e kapur, e cila në dy raste ka treguar devotshmëri për të mos e nxjerrë presidentin e Republikës nga paraburgimi me arsyetime jashtë kontekstit ligjor”, u shpreh avokati i Ilir Metës
“Gjyqtarët që janë aty janë të kapur, por zoti Meta që mbahet në paraburgim pa të drejtë, pa dyshim që do të dalin të pafajshëm”, shtoi Cakrani.