Avokati i ish-presidentit Ilir Mea ka reaguar së fundmi lidhur me vendimet e fundit, sa i përket transferimit të Kadastrës së Vlorës në Tiranë.
Përmes një video të publikuar në rrjetet sociale, Kujtim Cakrani ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, teksa ka shtuar se për vite me radhë qytetarëve vlonjatë u janë zhvendosur apo hequr disa struktura të rëndësishme.
“U kënaqëm shumë që kryeministri i dashur i vlonjatëve u hoqi edhe hipotekën. Më parë u hoqi sheshin e flamurit, u hoqi portin, u hoqi Sazanin, Zvernecin, u hoqi të gjitha drejtësitë, u hoqi Gjykatën e Apelit dhe tani, së fundmi, edhe hipotekën.
Por një gjë kryeministri ua ka lënë skllevër, sepse vlonjatët janë skllevër të partisë. Unë jam shumë i kënaqur, ua ka lënë çmendinën. Çmendinën nuk ua lëviz nga Vlora, o njerëz! Aty e keni, do t’ju lërë kryeministri. O do t’ju çojë të gjithëve ai në çmendinë, ose ai nuk ikën pa çuar të gjithë vlonjatët në çmendinë”, u shpreh Cakrani.



