7.5 C
Tirana
E premte, 15 Nëntor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Avokati i Popullit, Rama – Basha marrëveshje për Rusmalin?

    Burimet bëjnë me dije se Lulzim Basha ka rënë dakord me Ramën që për Avokat të Popullit të votojë Ilir Rusmalin, ish-demokratin që prej vitesh ambalazhon të gjitha iniciativat ligjore antikushtetuese të Ramës që kanë për qëllim eleminimin e opozitës.

    Ilir Rusmali, një ish-armik i Bashës në qeverinë ‘Berisha’, tani është kthyer në preferencën e Bashës qysh kur ish-demokrati bashkëpunon me Ramën kundër PD.

    Në ditët e nxehta të gushtit kur PD dhe opozita janë marrë gjithë kohën me dëgjimin e grupeve të ndryshme dhe denoncimin e aferës së inceneratorëve, Basha nga Hamallaj megjithëse i zënë me përfundimin e pishinës tek dy vilat që fitoi në opozitë, ka gjetur kohë të negociojë me Ramën për Ilir Rusmalin, ish-demokratin e kthyer në shërbim të Edi Ramës.

    Kjo ka sjellë edhe përplasje brenda deputetëeve të Bashës pasi secili ka nga një kandidat të vetin e nuk janë dakord për Ilir Rusmalin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit