16.5 C
Tirana
E hënë, 23 Mars, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Avokatja justifikon përdhunimin e 26 vjeçares në Vlorë: Meshkujt… meshkuj janë! Edhe vajzat e tepërojnë pak me pijen

    Dhunimi dhe përdhunimi i një 26-vjeçareje në Vlorë ka qenë lajmi që ka tronditur qytetin e Vlorës ditët e fundit.

    Ka qenë gazetarja Afrovita Hysaj, e cila ka nxjerr detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, ku theksoi se të rënë e droguan dhe përdhunuan 4 persona.

    Por avoaktja Vjollca Pustina ka habitur me deklaratën e saj.

    Përdhunimet mund të ndodhin rëndom ditë të premte, ditë të shtune, ndoshta edhe vajzat e tejkalojnë një çikë me pijen… 

    Kam rastis katër herë ditëve të shtuna në urgjencën e spitalit, dhe vinin vajza të reja të shpërfytyruara. 

    Të shoqëruara, që i binin faktikisht 3-4 djem. Po edhe vajzat duhet të jenë një çikë më të kontrolluara kur futen nëpër lokale, nëpër disko nate. 

    Se edhe meshkujt meshkuj janë…”- tha avokatja Vjollca Pustina në një emision televiziv, ku në qendër të diskutimit ishte përdhunimi i ndodhur në Vlorë.

    26-vjeçarja e cila u përdhunua nga 4 persona në dhomën e një hoteli ka tërhequr të gjitha akuzat e saj ndaj abuzuesve duke deklaruar në polici se ka shkuar me të rinjtë me dëshirë.

    Kjo, për shkak të kërcënimeve dhe frikës.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit