13.5 C
Tirana
E martë, 6 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    “Babai po sillet si maniak”, Erjola Doçi komenton raportin e Mirit dhe Selinës: Aspak normale ta shohësh ‘vajzën’ në pjesë intime kur ajo lahet

    Raporti i Selinës dhe Mirit vazhdon ende të komentohet pas dy javësh nga fillimi i Big Brother VIP 5.

    Që nga momenti kur të dy banorët kanë fjetur së bashku, komentet për një pëlqim të mundshëm nga ana e tyre nuk kanë munguar, edhe pse ata i kanë hedhur poshtë duke u shprehur se raporti i tyre është si i një babai me të bijën.

    E ftuar në “Fan Club”, ish-konkurrentja e Big Brother VIP 3, Erjola Doçi, i konsideroi veprimet e Mirit si të një manjaku dhe se kësaj gjëje i duhet vendosur “Stop” nëse nuk kanë pëlqim për njëri-tjetrin.

    “Të bësh aleanca brenda një krevati nuk më duket korrekte. Një gjë tjetër që duhet t’i jepet zë dhe jam shumë e revoltuar, pavarësisht se nuk jam nënë vetë, është që Miri-Selin janë në të njëjtën fjali. Nëse mua babai im nuk më shihte në pjesë intime ndërkohë që bëja dush dhe mimika e tij, mos të them ndonjë gjë shtesë sepse është e turpshme. Kësaj gjëje i duhet vendosur një ‘Stop’. Jo me anë të një letre, por po të isha babai i Selinës, do hyja brenda ta merrja vajzën, sepse nuk është normale të normalizohen sjelljet e një ‘babai’, më vjen keq ta them, por si maniak, duke e parë në pjesë intime Selinën”, u shpreh ish-banorja e BBVIP 3.

    Ajo më pas shtoi se do të ishte më e ndershme nga ana e të dyve që të pranonin nëse kanë një pëlqim.

    “Mënyra se si i lezeton, komforti, rehatia që ata kanë kur ai e prek nga flokët, unë e kam vetrëm me partnerin, jo me burrin e botës. Nuk kam asgjë kundër nëse ata mund të kenë një pëlqim, por ta thonë. Jo të thonë që e sheh si vajzën e vetë, se babai me të bijën nuk i kanë ato shikime që kanë ata të dy”, shtoi Erjola.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit