20.5 C
Tirana
E premte, 9 Maj, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    “Babain më mirë mos ta kisha pasur” – Ish-banorja e BBV ka një mesazh për të atin: Unë dhe vëllai i kemi…

    Ish-banorja e ‘Big Brother VIP 2”, Fotini Derxho ka bërë së fundmi nëj rrëfim prekës në lidhje me jetën e saj personale.

    Teksa ishte e ftuar në programin “Se luan Topi’, ajo tregoi se nuk flet prej shumë kohësh me të atin e saj. Ish-banorja vendosi t’i bënte thirrje për herë të parë, teksa u shpreh se tashmë nuk mban më inate në zemër dhe është e hapur për të rregulluar raportet me të.

    “Jam rritur dhe tani kuptoj shumë mirë gjërat. Tani nuk mbaj më inate në zemër. Në çdo lloj momenti që ai të jetë i gatshëm të krijojmë një raport të mirëfilltë do isha e hapur pse jo”, tha Fotinia.

    Drexho tregoi më tej është një situatë që nuk mund të rregulohet veç me dy fjalë, teksa shtoi se të gjitha problemet që ka pasur ajo i ka përballuar me vëllain e saj.

    “Është një situatë që nuk mund të rregullohet me dy fjalë, kanë ndodhur shumë gjëra që të vrasin shpirtërisht në momentin që i përjeton. Është shumë e vështirë ta mbulosh me dy fjalë hapësirën që ka ngelur. Situata të ndryshme dhe probleme që ai s’ka qenë prezent, mua e vëllait na është dashur t’i përballojmë si jetimë. E vështirë të mbushet hapësira me dy fjalë ose përqafim është e vështirë”,- rrëfeu ajo.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit