21.5 C
Tirana
E martë, 22 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Babëzia e Armando Dukës, shet verën dhe vezët e familjes në darkën zyrtare të UEFA-s

    Që Federata Shqiptare e Futbollit është shndërruar në një biznes personal të familjes së Armando Dukës, ky tashmë është një lajm i vjetër që e dinë të gjithë.

    Ajo çka ngel e re është babëzia e sëmurë e kreut të FSHF-së për të shtrydhur çdo qelizë të institucionit që ka zaptuar prej dekadash.

    Edhe pse një moment historik për historinë e futbollit shqiptar dhe organizimin e eventeve madhështore si kjo finale europiane, Duka gjeti shtegun për të dëshmuar edhe njëherë se misioni i tij nuk është sporti por biznesi personal.

    Ai ka serviriur verën dhe vezët e pularisë së tij në darkën me UEFA-n në kuadër të ndeshjes historike Roma-Feyenoord.

    Edhe pse mund të kishte mjaft alternativa të tjera, kreu i FSHF-së zgjodhi që edhe në këtë rast të mendojë më shumë për veten sesa për imazhin e Shqipërisë.

    Mbrëmjen e djeshme, President i  UEFA-s, Aleksander Ceferini, Francesko Totti, kryeministri Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi, darkuan në sallën “Honorary”.

    FOTO: Babëzia e sëmurë e Armando Dukës, shet verën dhe

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit