18.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Balina Bodinaku reagon mbi situatën në ‘BBVA 3’: Sjellje të inkurajuara nga Vëllai i Madh

    Ish-opinionistja e “BBVA”, Balina Bodinaku, duket se e ndjek sezonin e tretë të këtij reality show dhe i ka bërë përshtypje sjellja e Roza Latit dhe Ilnisa Agollit. Përmes postimeve në Instagram, ajo ka thënë se sjellja e Ilnisës dhe e Rozës janë të përsëritura dhe të toleruara nga Vëllai i Madh.

    “Si sjellja e Ilnisës, ashtu dhe ajo e Rozës, përveçse të përsëritura, janë sjellje të toleruara dhe inkurajuara nga Vëllai i Madh”, shkruan Balina në postimin e parë.

    Balina Bodinaku reagon mbi situatën në 'BBVA 3':

    Më tej, vijon:

    “Mendoj se loja nuk do të prishej aspak nga penalizimi, deri dhe në përjashtim, nëse do të jetë e nevojshme, e kujdo që nga ajo shtëpi shpërndan kaq shumë urrejtje. Krejt e kundërta, do ta çonte “Big Brother” në nivel krejt tjetër”, duke shtuar edhe hashtag-un #stopgjuhëssëurrejtjes.

    Balina Bodinaku reagon mbi situatën në 'BBVA 3':

    Debatet e vajzave në “BBVA” kanë tejkaluar masën, duke kaluar në përfshirjen e fëmijëve, jetës private dhe ofendimeve të ndryshme karshi njëra-tjetrës. Përplasjet e vazhdueshme të Ledjanës me Rozën dhe Ilnisës me Riken kanë sjellë reagime të shumta te personat që shohin spektaklin dhe te komentuesit nëpër rrjetet sociale.

    Sa i përket Balina Bodinakut, ajo ka qenë opinioniste e “Big Brother VIP Albania 1”, krah Arbër Hajdarit.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit