Ish opinionistja e Big Brother Vip 1, Balina Bodinaku ka reaguar ashpër ndaj avantazhit në lojë që i është dhënë Kiarës. Sipas saj është e gabuar dhe aspak feministe ajo që ka ndodhur. Ja reagimi i saj:
“Mua nuk më ka kaluar ende shija e keqe e avantazhit që fitoi Kiara. Dhe kjo jo thjesht për keqardhje ndaj situatës, në të cilën u vendos ajo vajzë, por edhe sepse kjo situatë na bën më të ndjeshëm pasi na prek të gjithëve.
Prej kohësh në Big Brother po ndodh përdorimi dhe instrumentalizimi i termave shumë të rëndësishme dhe delikate si feminizmi, seksizmi, dhuna ndaj gruas apo bullizimi për qëllime të strategjive në lojë apo për qëllime të show-t dhe spektaklit.
Nuk ka asgjë spektakolare dhe asgjë feministe që t’i rreshtosh një vajze në formën sesi u bë, listën e ish-të dashurve, para miliona shqiptarëve, duke e bërë atë të ndihet e turpëruar dhe e zvogëluar”, tha ajo.