10.5 C
Tirana
E mërkurë, 28 Janar, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Balla tha protestuesit e opozitës janë “lapanjozë”, Arben Malaj i kthehet ashpër: Gjuhë poshtëruese! Taulant, si do i quaje demonstruesit e “21 Janarit”?

    Ish-ministri i Financave Arben Malaj, ka reaguar ashpër në lidhje me deklaratat e kreut të grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili dje nga foltorja e Kuvendit, tha se protestuesit e opozitës që sulmuan Kryemininistrinë dhe policinë, ishin “lapanjozë”.

    Në një postim në Facebook, Malaj shkruan se deklaratat e Ballës janë poshtëruese dhe provokuese, ndërsa sipas tij janë të padobishme.

    Po ashtu ish-ministri ngre pyetjen për zyrtarin e socialist “Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,  si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit  e  opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?”.

    Ndërsa në fund, Malaj thekson se është kundër tensioneve në politikë.

    Postimi i plotë i Malajt:

    Profesor Servet Pellumbi një prej ikonave të PS dhe të majtës shqiptare argumentonte se: ‘ shtypja e kundërshtarëve i ngjan shtypjes së një suste.

    Sa më shumë e shtyp aq më fortë ajo të kthehet pas.

    Për cdo komentues pas këtij postimi që shajnë, fyejnë dhe banalizojnë të tjerët, emrat e tyre do të bllokohen menjëherë dhe mesazhet e tyre do të fshihen po menjëherë.

    Gjuha poshtërueese dhe provokuese ndaj protestuesve, në çdo rast, është jo e dobishme, sepse i ngjan hedhjes së benzinës në një zjarr.

    Ky klasifikim i mijëra protestuesve me epitete fyese dhe përçmuese është gjëja më e ulët që mund të bëjë një politikan.

    Pse Rilindja po ndjek një strategji ofenduese dhe përçmuese ndaj opozitës së vendit tonë?

    Mosbindjen civile, pushtimin e podiumeve të Parlamentit. Zhurma me bilbila per te mos lejuar vazhdimin e punimve te seancave dhe tentativat për bllokimin e rrugëve nacionale i ka aplikuar me jo pak egërsi edhe vetë Rilindja.

    Personalisht kam qënë dhe jam kunder  tensionimit të jetës politike ntë vendit tone. sepse agresiviteti politik i rëndon më shumë popujve se sa politikanëve.

    Po nëse më 21 Janar nuk do të kishte ndodhur vrasja shtetërore e katër protestuesve të pafajshëm,  si do t’i quante sot shoku Taulant protestuesit  e  opozitës tonë, me shkopinj nëpër duar, duke tentuar të dhunonin policët dhe të sulmonin Kryeministrinë?

    Të gjitha librat e shenjtë japin një mësim të vyer: “kurrë mos i bëj tjetrit atë që nuk do të doje të ta bënte ai ty”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit