6.5 C
Tirana
E diel, 12 Janar, 2025
More
    spot_img
    spot_img

    Banka e njohur që operon në Tiranë, në listën e zezë antiruse

    Paketa e 12-të e vonuar prej kohësh e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë duhet të miratohet këtë javë pasi Austria hoqi kundërshtimin e saj, sipas diplomatëve. Por masat nuk janë ende mjaft të forta, sipas disa vendeve dhe grupeve të industrisë, – raporton The Financial Times.

    Vjena u kishte thënë vendeve të tjera anëtare, se “i duhej më shumë kohë për të vlerësuar propozimin”, por disa diplomatë të BE-së thanë se shqetësimi kryesor i saj ishte përfshirja e Raiffeisen Bank në listën e zezë si “sponsor ndërkombëtar i luftës”.

    Banka austriake vazhdon të operojë në Rusi pavarësisht paralajmërimeve dhe sanksioneve pas agresionit ndaj Ukrainës. Zyrtarisht, Austria thotë se nuk ka asnjë lidhje midis bankës së njohur që operon edhe në Tiranë dhe dhënies së miratimit për sanksionet.

    Me 26 shtetet e tjera anëtare që e kanë nënshkruar tashmë paketën e re, diplomatët thanë se ajo do të miratohet për pak orë. “Tani është një formalitet,” tha një burim për Financial Times.

    Karakteristikat kryesore të paketës së re të sanksioneve janë të njohura.

    Do të ketë një ndalim për diamantet ruse, siç është rënë dakord nga grupi i vendeve të pasura G7, duke filluar nga 1 janari. Do zbatohet kufiri i çmimit të naftës ruse – në 60 dollarë për fuçi – ndërsa alumini rus do të sanksionohet për herë të parë, me ndalimin e importit të telave dhe tubave.

    Megjithatë, industria e BE-së po lobon për shumë më tepër, duke vënë në dukje se produktet e mbuluara në sanksionet e aluminit përbëjnë vetëm 15 për qind të importeve.

    “Nëse sanksionet e aluminit nuk do të kenë efekt në ekonominë ruse dhe aftësinë e saj për të bërë luftë, do të kërkohet një masë shumë më gjithëpërfshirëse”, i shkroi Komisionit European, grupi Aluminium, një grup i gjerë përfaqësues i kësaj industrie.

    Konteksti i goditjes ndërkombëtare të  Reiffeissen me sa duket ka ndikuar në shkrehjen e saj në Tiranë. Jo më larg se dje u raportua në media se është zbuluar një skemë e zhdukjes së parave nga llogaritë e klientëve të bankës.

    Lajmi i plotë i Financial Times mund të lexohet duke klikuar KËTU

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit