8.5 C
Tirana
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
More
    spot_img
    spot_img

    Banorët e fajësojnë për përjashtimin e Klodian Duros, Roza Lati kujton dhunën ndaj nënës së saj

    Përjashtimi i Klodian Duros nxiti debate mes banorëve në “Big Brother VIP 3”.

    Meriton Mjekiqi vuri gishtin te Roza Lati, duke i thënë se qasja e saj “detyroi” ish-futbollistin të pohonte se ka dhunuar bashkëshorten. Në debat u përfshi edhe Fation Kuqari, kur tha se moderatorja i ka përmendur gjyqin e zhvilluar ndaj tij, nën akuzën e dhunës në familje dhe përndjekje.

    Nga ana tjetër, Roza u shpreh se nuk e kishte bërë një pyetje të tillë ende, por e kishte në plan, “pasi ai gjyq u përfshi edhe në klipin prezantues”.

    Roza: Çfarë i bëra Klodit mo? Po çfarë rëndësie po i jepni?

    Meritoni: Nuk duhet t’ia bëje atë pyetje, nuk duhet t’i drejtoheshe në atë mënyrë!

    Roza: Me çfarë qasje mo lal, se po më çudisni

    Meritoni: Që ditën e parë i ngeli mendja?

    Roza: Për çfarë i ngeli mendja, që i thashë si po të dukem me këtë veshje? Secili e merr si i djeg

    Meritoni: Roza…

    Roza: Mbase ai tipi është pak i çuditshëm dhe e mori për keq, se ti nuk ma ke marrë për keq

    Meritoni: Jo, nuk ta marr asnjëherë për keq

    Roza: Kam qejf se je djalë me shije dhe do të të pyes ty dhe të gjithë të tjerët se si dukem unë me veshjen. Por unë, për çështjen e gjyqit nuk e kisha pyetur. Akoma nuk e kisha pyetur, do e bëja. E kisha gurin këtu, që do e ulja dhe do i thosha që të ka dalë te klipi i prezantimit gjyqi. Çfarë ishte ai muhabet?

    Meritoni: Ia ke përmendur

    Roza: Çfarë je duke folur o zemra ime se po të them që nuk e kam pyetur në asnjë moment.

    Ervini: Kjo bëri rrugën, se ai e kuptoi që kjo pyeste. Nuk bëhej ajo situata

    Roza: Nuk e kisha pyetur akoma. Mos e ka fjalën kur i thashë kam qejf ta bëjmë biçikletën bashkë se kam qejf të të njoh pak

    Ervini: Po, edhe kjo

    Roza: Pse mo, të kem frikë të kem Klodin afër ta pyes?

    Fatjoni: Jo frikë, por ai e mori që do i bije te ajo gjë që ai nuk donte.

    Roza Lati kujton dhunën ndaj nënës së saj: Jam e para që do pyes një burrë që dhunon gruan

    Mënyra si Roza Lati ka diskutuar me Klodian Duron ishte e gabuar, sipas Meriton Mjekiqit që debatoi me moderatoren pas skualifikimit të ish-futbollistit.

    Ndërsa Roza, replikoi, duke theksuar se bazuar në dhunën që i është ushtruar nënës së saj, do të pyesë këdo që dhunon gruan e vetë.

    Roza: Ia fute kot Meriton, topin e hodhe në ajër kot

    Meriton: Unë mendoj që nuk duhet të qaseshe…

    Roza: Nuk i bëra asnjë pyetje. Dua të qasem. Se sikurse të thashë, nuk dua ta përmend situatën e nënës sime, jam e para që pres për ta pyetur një burrë që dhunon gruan e vetë. Do gjeja momentin.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit