9.5 C
Tirana
E hënë, 28 Tetor, 2024
More
    spot_img
    spot_img

    Barbana Dinin e pyesin nëse do i vendosë emrin e Ergit fëmijës së saj, ja si përgjigjet këngëtarja

    Tragjedia e cila preku të gjithë opinioin shqiptar, ndoshta për dikë është harruar por për familjarët e ngushtë raste të tilla nuk harrohen asnjëherë.

    Bëhet fjalë për vdekjen e artistit, Ergi Dini, i cili la një boshllëk mjaft të madh si në muzikën shqipe ashtu edhe tek familjarët e miqtë, e sidomos te motra  e tij po ashtu këngëtare e cila është duke jetuar ditët më të lumtura të jetës së saj, pasi është në pritje të një fëmije.

    Barbana Dini e cila prej disa kohësh po jeton në SHBA, ka marrë pak kohë për të folur me ndjekësit e saj në rrjetin social ‘Instagram’.E ndër pyetjet e shumta rreth jetës së saj personale, vëmendje tërhoqi një fanse e cila e pyet këngëtaren nëse do e quante bebin e saj ‘Ergi” nëse do të jetë djalë.

    Barbana është përgjigjur se ende nuk e ka vendosur dhe se është konfuze për shumë emra.

    ‘Kam shumë, shumë pyetje në lidhje me emrin por që po i përgjigjem të gjithave këtu. Kam disa ide në kokë, por është diçka që nuk e kemi vendosur akoma’

    Kujtojmë se Ergi Dini u nda nga jeta në vitin 2016, pasi u përfshi në një aksident me motor, duke lënë një zbrazëtirë të madhe në krijimtarinë e muzikës shqiptare.Ergi për publikun u bë më i njohur që nga paraqitja në spektaklin “X Factor”, nga i cili arriti të shpallej fitues në sezonin e tretë të vitit 2014.

    I ndjeri ka lënë pas projekte muzikore shumë të suksesshme përfshirë: “Pa frymë”, “Asnji gram”, “Morphine”.

    spot_imgspot_img

    Lajmet e fundit